Një jetë e pashuar!Sami ARIFI


Shkruar poezi nga Sami ARIFI

Një jetë për njerëzi n’përjetësi është e pashuar,
një jetë për vehte shpejt është e harruar!

Kush më shumë dha se ç’duhet dhën,
për njerëzinë ka emrin baba edhe nënë!

Kush më pak mori se sa duhet marrë,
jeta e tij s’ka kurrë për t’ju ndalë!
Jeta e pashuar i mbetet n’përjetësi,
emri i paharruar i mbetet në njerëzi!

Njerëz t’paharruar ata janë Hyjni,
s’shitetn as s’blehen se janë për drejtësi…