Një kangë malli moteve me i ngja
Nuk do t’më kryqëzosh
për arën djerrë që e lashë
sivjet nuk e mbolla
në sofër
një lugë më tepër
Për udhën e zënë me ferrë
fajet s’i kam unë
që ti s’i bje atypari
Mund të mos më falësh
pse retë s’i mbulova
pika të ra
Pelerinën s’ta dhashë për pajë
as përgjys’ me nda.
Në vend të kryqëzimit
një kangë malli
moteve me i ngja…
shs
![Mund të jetë një imazh i 1 person dhe duke buzëqeshur](https://scontent.ftia5-1.fna.fbcdn.net/v/t39.30808-6/438163140_10211487884588907_7242153203545366836_n.jpg?_nc_cat=110&ccb=1-7&_nc_sid=5f2048&_nc_eui2=AeFenhIazdXu_ZUSHTTCJRlpNE8e-BZ5O2Y0Tx74Fnk7ZkxPG2Lzg23lmaZ4rq9Os4b0oD-s65ggZ3-43LB_t5M3&_nc_ohc=HUO3zTs_nhUAb6ry4RC&_nc_ht=scontent.ftia5-1.fna&oh=00_AfDoKi9aUNm8e15z-bnsK0VVeJHlSWvl7RQd8hKa70MDLQ&oe=662AAD3D)