Një përrallë e vërtetë-Liljana Ndoni


Liljana Ndoni

Na ishte një herë e një kohë një popull i varfër në një vënd të pa zhvilluar.
Në qytetet e atij vendi jetohej pak më mirë.
Në fshat, banorët, që quheshin kooperativistë, punonin shumë. .Ngriheshin qysh në 3.30 të mëngjesit. Një pjesë merreshin me blegtori.
Mjelëset milnin me duart e tyre nga 20 lopë në grup secila. Ndërsa ata që punomin në bujqësi,merreshim me korrjen e misrit deri sa të binte vesa e mëngjesit.
Shkëputeshin pak për t’u kthyer në shtëpi, hanin trahananë e mëngjesit dhe ktheheshin përsëri në punë. Veç misrit, punonin në vjeljen e pambukut, merreshin me prashitjen e të mbjellave, bënin pastrime kanalesh, vija per kullimin ndermjet skolinave e plot punë që kishte stina në bujqësi.
Një pjesë te kohes punonin për llogari të mbrojtjes, duke hapur transhe, hendeqe , apo llogore.
Në ato vite, shumica e punëve bëheshin me krahë, se mungonin makineritë.
Punonin me orar të zgjatur, ndërsa pagesa minimale ishte, 30 mijë lekë nga 55 mij lek masimale në vite, qe mire nje ponetor koperative. Punonin kooperativistët e shkretë 12 muaj dhe, duke shtrënguar fort rrypin, kursenin diçka për festat e fundvitit.
Fillimisht, për këto festa, çdo familje blente një gjel deti nga ato të tufëzave, ndërsa kur u zhbënë tufëzimet, u shitej vetëm nga 200 gr.mish për person.
Për të kompesuar diçka nga mungesat e shumta në dyqane, burrat kohen e lire shkonin edhe për të zënë ndonjë peshk.
Për këto do tregojmë më hollësisht më poshtë.
Por më e bukura ishte se edhe pse ishin të varfër, kishin një harmoni të admirueshme.
Familjet ishin të bashkuara dhe
gëzimi u shkëqente në sy.
Mblidheshin rreth tavolinës së fundvitit ku, veç gjelit të detit me përshesh,meze turshi në kohë nuk mungonte dhe bakllavaja.
Krishtlindjet publikisht nuk festoheshin, se shteti e luftonte fenë. Por kish familje që fshehtaz i bënin ritet pa zhurmë e bujë.
Në ditën e Vitit të Ri, fëmijët djeme visheshin si prosopulla, me maska apo lyenin fytrën me bojë, me nga një kanistër në dorë dhe dilnin rrugëve të fshatit, shtëpi më shtëpi, dule kënduar:

O i zoti i shtpisë!
Thirri zonjës së shtëpisë,
Të na japë për të ngrenë,
Se s’ ja kemi ngenë,
Se do biem të flemë.

Sa lule ka qershia,
Aq të mira paste shtëpia,
Sa yje ka qelli
Aq urime te keni!

Në pragun e Vitit të Ri bliheshin shumë kartolina, të cilat u dërgoheshin fisit, shoqërisë dhe miqësisë.
Ndërsa në shkolla fëmijët zbukuronin xhamat e klasave me pambuk, që ngjanin si flokë dëbore. Ndërsa me fletoret e punëdores, me letrat e tyre me ngjyra, prisnin bukur sende te ndryshme, si yje, lule, bredha të vegjël,pemen e vitit te ri, shkronja Gezuar Vitin e ri, edhe ato i ngjitnin në xhama.Me fletë me ngjyra bënin gjithashtu i prisnin me shirita dhe i kalonim ne perin varg, të cilët përshkonin të kryqëzuar tavanin. Për ta vendosur te drita, prisnin një letër në formë shporte. Që ajo të varej dhe t’i dukeshin prerjet e bukura, i vendosnim një gur brenda. Ai duke rënduar pak, e tregonte shportën të hapur dhe e shfaqte bukur dritën kur ajo ndizej.
Për dhurata as që bëhej fjalë.
Ishin shum të varfër.
Siç tregova më lartë, ushqimet bliheshin me racion, nga 200 gram mish për person në muaj.
200 mili litra më ditë qumësht dhe atë vetëm për familjet që kishin fëmijë të vegjël. Ndërsa për familjet e tjera, racioni ishte nje liter në javë (për një familje mesatare me 6 persona). Edhe frutat ishin me racion. Çdo familje mund të merrte 1 kg mollë, apo 1 kg portolalle.ne muaj.
Baza e ushqimit gjatë vitit ishte buka e misrit.Bukën e grurit mund ta provonin vetëm në Vit të Ri.
Ngaqë dhurata nuk kish në ato vite, baballaret mendonin te na gezonin me ato qe ishin. Babai u paketonte nga një kokër mollë, nga një portolalle, ndonjë karamele Zana, fiq te thate, pak bukë gruri, një copë presh, si dhe karboni qe perdoret sot, vinin një copë thëngjill. Në pako ishte dhe kartolina me urimin interesante dhe me humor qe babai u dedikonte cdo femije. Nuk e njihnin trishtimin e dhuratave po’ gezonim per menyren e te menduart.
Këto lloj dhurata, kur u jepeshin fëmijëve në një çast befasie, shkaktonin alegri dhe gëzim, duke qeshur hareshëm me njeri tjetrin, pasi lexonin dhe kartolinën. Ndërsa mamaja e tyre, që kishte pjekur kulaçin në saç, në një vend kish futur një monedhë nje lekshe. Kur pritej, kurioziteti ishte se kujt do t’i binte leku. Ai person për gjithë vitin konsiderohej me fat.
Në ditët e Vitit të Ri shkëmbeheshin familjarisht vizita te njeri tjetri.
Për mbarësi, ditën e vitit duhej që portën ta hapte një fëmijë (djalë), që ishte i provar që e kishte këmbën të mbarë dhe qe ti kishte të dy prindrit gjallë.
Na ishte një herë një kohë, kur të gjithë ishin të varfër, por me zemër të pasur, njerëz bujarë, pa vese,. Nuk njihej xhelozia, as cmira, as mbyllja në vetvete.
Kjo ishte jeta e atyre njerëzve te thjesht në ato vite.
Ndërsa sot, me evoluimin që ka ndodhur,mund të themi se njerëzve nuk u mungon asgjë në kuptimin material.
Por njeriu ka humbur gjënë më të bukur, humanizmin, dashurinë për njeri tjetrin, fqinjësinë, kolektivitetin.
Sot nuk të vjen një mesazh urimi nga të afërmit e tu. Njerzit janë mbyllur në vetvete. Mbi çdo gjë është pasuria.Janë zhvilluar në ekstrem hakmarrja,
degjenerimi, individualiteti.
Pas kësaj përralle me dy pamje,
kushtuar festave të fundvitit, s’më mbetet gjë tjetër veçse të uroj shqiptarët që mos te humbasin traditën dhe në këto festa të jemi të bashkuar. Nuk mund te pritet rrenja ne te cilen i lulzon filizi,
Urimi jote eshte paqja shpirterore qe ndane gëzim kudo në çdo vater te familjes