Një vit s’u bëtë të gjallë !Laureta Malaj


Kushtuar studentëve që lanë shpirtin e tyre në shinat e trenit .

Një vit s’u bëtë të gjallë !

Një vit të tërë ju priti nëna,

me derën hapur t’u vinit ju!

Dhe pritja ishte shumë e gjatë,

dhe loti nënës u tha në sy.

Sa shpirtra kaq larg u larguan,

dhe në parajsë kërkuan vend.

Po shtratin që kishit tek nëna,

të that jua latë ” ju ” këtë vend!

Sa shpejt për ne iku ky vit,

po për k’to nëna ishin një shekull.

As dot të gjallë jo nuk u erdhën,

por as të vdekur kockat s’u gjetën!