Njeriu me karafil( Ο ανθρωποσ με το γαρυφαλο)-Jannis Ritsos-Shqipëroi nga origjinali: Lefter Shomo


NJERIU ME KARAFIL( Ο ΑΝΘΡΩΠΟΣ ΜΕ ΤΟ ΓΑΡΥΦΑΛΟ)

– 1 –

Sot dielli drithëron i mbërthyer në

grepin e heshtjes..

Dridhet si dridhet xhaketa e të vrarit mbi telat me gjëmba.

Sot bota është e trishtuar.

Shkulën një kambanë të madhe dhe

e mbështetën në tokë.

Brenda bronzit të saj rreh zemra e heshtjes .

Dëgjoni këtë kambanë. Heshtje.

Popujt kalojnë duke ngritur në supe

arkivolin vigan të Niko Bellojannit.

Vrasësit fshihen prapa thikave të tyre.

Hiquni tutje ju vrasës.Hiquni tutje!

Popujt kalojnë duke ngritur në supet e tyre arkivolin stërmadh të Niko Bellojannit.

I vranë. I vranë.

Një erë që kaloi tunelin e errët të heshtjes tonë na solli mandatën.

I vranë. I vranë

Dy globe zbërdhylen në portën e jashtme të ditës. I vranë.

Sot çaji është i hidhur.Dëgjoni me vëmendje, një veturë e madhe ndaloi në rrugë, një rrotë goditi shkëmbin.

Ka mundësi të ish rrota e historisë..

Sepse plakushja që pastronte me furçë në portën e ballkonit, fustani i zi i saj u ngurtësua si të kujtonte sa e zezë ishte ngjyra e zezë, sikur të kishte parë të lexuar një flamur të kuq në direkun e kohës.

Llogarisnim me gishta:pasnesër, pasnesër, po, vjen Prilli.

Thoshim:do të gjejmë në kaçilen e pranverës shumë gjilpëra të arta, shumë gjepa( masure) që të arnojmë buzëqeshjen e fëmijës, të arnojmë rrudhat e nënës, të qepim akoma dhe një këmbë të prerë, një kafkë të thyer- thoshim.

Vazhdon…

Shqipëroi nga origjinali: Lefter ShomoK/577a J.r.α.