Aty më rri mëndja-Bilbil Murataj


Aty më rri mëndja,

Më shpie sevdaja,

Lule përmbi lule,

Ku kulloste llaja

@

Ku kulloste bejka,

Brinjë e bokërimë,

Ku dëgjoj zërat

E qëngjave kërthinjë

@

Ku del manushaqja,

Lule e xanës çel,

Rehatohet shpirti,

Dëllinjë e cërmëdel

@

Në krahë të njeri – tjetrit

Thurrin ndënë hije,

Bariu e baresha

Këngë dashurie

@

Se vargjet e bukura

Vijnë nga e thëna,

S’i shkruan poeti,

I shkruan vetë zemra

@

I shkruan dashuria

Lindur në lëndinë,

Kur çel manushaqe,

Kur çel trëndelinë

@

S’ka nevojë për lapsa

E as për defterë,

Kështu është kënduar

Si sot dhe atëherë

@

Se trimi njëherë

I këndonte trimit,

Kur freskonte sytë

Me ujët e burimit

@

Dhe kur merrte rrugën,

Për diku të shkonte,

Pa laps e defterë

Këngën ligjëronte