Nuk e di-Vilson Mersinllari


—————

Nuk e di pse,ne brezi ynë më i vjetër

na dhimbset shumë,fukarallëku i parë

edhe sot që jetojmë,shumë herë më mirë

për atë kohë na vjen,nganjëherë për të qarë.?

Sepse virtyti ynë,në gjithë ato vite

nuk ka qënë primare,aspak pasuria

por na mbanin gjallë,porsi rreze drite

na mbante respekti,dhembshuria,dashuria.

Në këtë kohë njerzit,janë bërë të marrë

u ka hipur shumë,po shumë pangopësia

virtytet më të çmuara,sot janë shplarë

siç janë,respekti,dhembshuria,dashuria.