Pa ty-Petro Sota


Të ftohtin shumë po e ndjejë,

Kjo natë, sikur besën m’ka marr,

Edhe syri, nuk do që të flejë,

Sikur po pret, takimin e parë.

Edhe dita, sikur ndryshe vjen,

Pa trumcakët, aty në pjergull,

Gjethet e fundit, era i rrëmben

Si disk hëna, humb në mjergull.

Nata mbulohet me errësirë,

Asgjë nuk shikohet me sy,

Oh, më e zezë dhe vështirë,

Po më duket, sonte pa ty.

Por, se si do më ishte dukur,

Kjo natë e ngecur në çengel,

Me një mall që më rri strukur,

Sa shpirti nga gjoksi më del,

Një dridhje në trup më kalon,

Dhe një libër, hap pa dëshirë,

Ndërsa dimri, si gjithmon,

Turfullon, si demi me brirë.

Me fshesë, në dritare era,

Si lypsare troket gjithmonë,

Gjethet i hedh, aty tek dera.

Kjo gjë, shumë më trishton.

Trishtimi, peng më mban,

S’më le, të mendoj pastaj,

Po të kishja, ty sonte pranë,

S’do të isha, si skllavi i saj.

S’kam çfarë të bëjë tjetër,

Më bëhet heshtja, mikeshë,

Mikesha ime, më e vjetër,

Por, s’ka flirt midis nesh.

Megjithëse, po më ledhaton,

Në flokë, ka futur gishtrinjtë,

Gjoksin e ëndërrës më afron,

Më shtrëngon fort, tek gjinjtë.

Ashtu, si një grua më mban,

E rrudhat e ballit m’i fshinë,

Por brengat më vijnë pranë,

Ma shtojnë akoma vetminë.

Kërkon të më vjedh gjumin,

Si grua e përdalë, kjo natë,

Sytë shikimin po e humbin,

Si i dehur, po rri në krevat.

Vetëm erën, tek dera dëgjoj,

Që qetësinë e natës e prish,

Kur troket lehtë, unë mendoj,

Ndoshta je ti, mund të vish.

Petro Sota 19 janar 2024

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe kapelë