Panajot Boli:Pranvera me sy të jeshilta


     Panajot Boli

   -CIKËL ME POEZI

Pranvera me sy të jeshilta

Një zog rri i mënduar mbi degën e zhveshur të manit
Pulit sytë e ëndërron si mbret mes luleve të jargavanit

Me dritën e athët të ditës ai po tjerr vetminë ngadalë
Edhe mali,edhe fusha,edhe lugina veç mjegullën,i fal

E ngushëllon mali: Ja, edhe unë kesulë vura mbi kokë
Do të lipset ky shejtan,veç pranvera mbjell fara në tokë

Pranvera me sy të jeshilta, me çelsat e parajsës në dorë
Qiejt ngre në valle e vajzat të endin si fluturat, kurorrë.

Një zog i mënduar, pranverën ëndërron në degë të manit
Ta shoh sa bukur rrotullohet në vals, me palat e fustanit.

Prnavera me sy të jeshilta e mikja me buzë të flakëruar
Derguan një fllad, zogu im,të zgjohet shpirti i dashuruar

AJO MË IKËN SI YLBERI

Në pikën e vesës vezulloi befas një ylber
Mbi petalen e manushaqes si rubin
Rrathë rrathë zgjerohet
Zgjohet shpirti …
Psherëtin.

Në pikën e vesës la dritën Ylli Polar si ylber
Mbi petalen e manushaqes si rubin
Rrathë rrathë zgjerohet
Si një sy i kaltër…
Më përpin.

Në pikën e vesës agu lë një dritë të roztë
Mbi petalen e manushaqes si rubin
Rrathë rrathë zgjerohet
Si trendafil i dehur…
Më shkrin.

Një çast hutohem e dorën zgjas të kap vesën endërr
Më ikën si ylberi… prit i them.. dhe i therras në emër

Ç’PATI KJO ERË BUDALLAÇKË ?

Era ka kohë që sulmon xhamin e dritarës sime
I hakërrohet me ulërima si ujku mes të deborës
Mbi komonë një trendafil i trembur po merdhin
Dridhen nga të ftohtit akrepat në orbiten e orës

Ç’më krekoset ajo sonte e mbahet si kapedane
Sulet me shpatë në dorë si Don Kishoti si trime
Ç’i shkrepi kësaj budallaçkës të më ftojë në duel?
Hap të dy kanatat e në gjoksin tim bëhet therrime

27.ÇASTE ENDËRRIMI…

Luta yjet sonte,në këtë natë të qelqtë,të urtë,endërruese
Krahët t’i hedhin njeri-tjetrit,të bëhen varëse e florinjtë
Të ulen si një pëllumb i bardhë në gushën e saj të lemuar
Të ndezin buzëqeshjen,të sjellin pjalmin,të buisin gjinjtë

Bësoj se s’do të ma prish edhe hëna, kjo mikja ime e mirë
Në strehëzën fole të shpirtit të saj,me dritë argjendi të ndrij
Nga dritarët e zemrës me perde të trendafilta, aromë jasemi
Në cepin e syrit,ankthi i pritjes,si borë marsi të nis të shkrij

Në shkumën e bardhë të valëve të endrrave qe ngrenë tallaz
Me një varkë si sytë e agimit,me mallin e thinjur,të shfaqet ai
Hëna dhe yjet nga dritarja si Piter Pani të hyjnë dhe të marrin
Ata krushq,ti nuse,dhe një pajton me kuaj qe noton në kaltersi

U INATOS DIELLI

Deti po e luste diellin të rrinte me të edhe ca
Valët nazike, bijat e tij,t’i zbaviste edhe pak
Ato u hipnin në qafë rrezeve,i puthnin pa turp
Ai me namuz, u krodh në të, i përskuqur flak

U merzit deti e u bërtiti bijave: pushoni,qetësi
U panë në sy dy pulëbardha e ikën me nxitim
Gjumi s’i zinte valët, shushurisnin nën jorgan
Si zogjtë e klloçkës në krahët e nënës strehim

Zbresin yjet pa zhurmë dhe u përkedhelen sytë
I zë gjumi e shohin endrra në shtratin e tyre blu
Nesër diellit do t’iki inati,do luajë prapë me to
Do të vijnë edhe pulëbardhat, t’u rrijnë në gju

HËNA LAHET NË LUMIM TIM

Mes shelgut që hesht u përvodh hëna
Në këtë orë të vonë qe s’e sheh njeri
Pa bërë zhurmë, pa ngritur stërkala
Lumit tim iu hodh si e marrë në gji

Heshtja me lumturinë e argjenduar
Përqafohen me Bistricën, lumit tim
Trupi i saj zhveshur,si Neraida peri
Flerton e dashuruar në afshin kaltërim

Natën hyjnore me qetësinë magjike
Një zë bulkthi si çartje e prish në breg
U tremb, u turpërua si një shtojzovalle
E m’u fsheh e mira henë, diku në shelg

MALLI E KA EMRIN DHIMBJE

Dorën e butë qe dridhet po zgjat malli
T’i shpushpurit flokët me endje shumë
Hutohen qerpikër e sytë behen brengë
Buzëve të etura nuk u mjafton një lumë

Malli nuk duron,shkrihet dhe bëhet vesë
Rigon mbi qelqerën e pashuar në gushë
Ofshan gjoksi i ngopur nga avujt e nxehtë
E gota e pritjes me pikëla dhimbje u mbush