Ju zuzar të zyrave perandorake me grada orgjish
Ndërroni ‘damat’ salloneve, si në ballot e Elizesë në Paris,
Pas ju vjen mjerimi, nën taka këpucësh gjakatarësh..
Deri në vila luksoze,ku shkëlqimi vret me fytyr vrastarësh !
Të zhytur në llumin e injorancës, deri në delirë ,
Hajdutë kapërdisur si sheikë me këmbët përpjetë ..
Në prehërin e kurtizaneve, që alivanosen me dëshirë…
Duke u xhveshur lakuriq, për të kërcyer mbi kuletë !
Ju, tuf bastardësh e hajnash të Sllavit e djallit ,
Si kmerët e kuq të Pol Potit Kamboxhian kalëroni ,
Diktaturës po i qepni jorganin e madhë të mallit ..
Që ju lan të parët, për Serbin e madhe të rajonit !
E vratë shpirtin e vegjëlisë, deri në lotë nënash
E përlyet me marrëzitë e reja, të sojit të vjetër ,
Ju, dhe të tjerë që kompozoni ‘muzikë’ gjëmash..
Duke u ç’jerrë mbi pasthirrmat e një bote tjetër !..
Me shpirtin pushtuar nga djalli, luani me varfërinë
Si në kohë legjendash, kur bota rokullisej mbi gurë,
Në mëndjet e sëmura, shterpë, projektoni
holograginë,
Duke endur perversitetin e lakmisë, deri në flamur !
Mbrapa ju vjenë historia, me lakminë tuaj
përqafuar,
Ajo që shkruani çdo ditë, me injorancën e don kishotit ,
Mbi varfërinë do ngelet si pull e zezë, shpirti juaj ..
Duke larë mëkatet, deri në pikën e fundit të lotit !