Pema me frutat-Petro Sota


PEMA ME FRUTAT

—————————-

Një pemë plotë fruta, tek një shtëpi,

E shihja për çdo ditë, që kur isha i ri,

Ishte buzë rrugës e aty pranë kaloja,

Qe pemë e bukur, dhe frutat ia shikoja,

Që kur qe e vogël, pemën e kisha parë,

Sa shpejt hodhi shtat, u zgjat me lastar,

Sa bukur i rrinin frutat, në trupin e saj,

Por për çudi, s’kishte njeri, që ato t’i haj,

Se rrinte një i çmendur, tek ajo shtëpi,

Që t’i afroheshin pemës, ai s’linte njeri.

Me fanatizëm budallai pemën e ruante,

Por frutat e saj, s’dinte që t’ia shijonte.

Rrinte e shkreta, mbushur degët plot,

E vështroja nga rruga, por ishte e kot.

Si një grua pa burrë, pema më ngjante,

Që frutat e saj, s’kishte njeri t’ia hante,

Pa zë sikur më fliste, bëje këtë mëkat,!

-Hajde shijoji frutat, më hip, mos u zgjat.

Nuk mund që të hyja, në një pronë tjetër,

E shihja plot pemën, derisa u bë e vjetër,

Kaluan vite dhe pemës fruta i janë tharë,

Edhe unë i vjetër, tërheq këmbët zvarrë.

Më erdhi keq për pemën, s’ka më vlerë,

Kur qe plot me fruta, s’ja shijova njëherë.