Për t‘forcuar shtetin…Sami Arifi


Për t‘forcuar shtetin, 24 marsi!…

Shkruan. Sami ARIFI

Më 24 mars ishim n‘siklet,
nga gjenocidi serb;
populli n’rrugë mbet…
Edhe mua gruaja me dy fëmijë,
gjatë kësaj katrahure më mbetën n‘Hungari…

N‘vitin 99 më 24 mars,
kulçedra e egër n‘këtë datë fillojë me u zbrapës…
Forca e NAT-os për 74 ditë me rradhë,
s‘bashu me UÇK-në mundësuan lirinë me ardhë…

Uroj që rinia t’kaluarën kurrë mos ta harrojë,
me pastërti shpirtërore lirinë ta gëzojë…
S‘bashku me shtetet yje t‘demokracisë,
e detyruan shkjaun nga trojet tona për t‘u braktisë…

T‘gjitha t‘kaluarat qofshin t‘paharruar,
obligim atdheut ia kemi shtetin me ndërtuar…
Mos ta djegim vehten me vepra të këqia,
politiajt e këqij na bijnë gjerë te zia…

Uroj t‘ecim para për t’u forcuar shteti,
rezultate t‘frytshme na bije veç uniteti…
Miqtë e shqiptarëve kurrë s’do t’i harrojmë,
n’përvjetot t’ndriçimit ne do t’i kujtojmë…