Përgjegjësia!Hajri Kasemi


Në lokalin ku mblidhemi

na kishin nderruar rakinë,

meqë ne e pimë pa meze

dje e telendisem qeverinë.

Sa mbaruam me rilindjen

vazhduam me rithemelimin,

si durojmë te korruptuarit

ndaj ne ua dhamë dënimin.

Pa ne kjo botë eshte kotë

ndaj u hodhem ne Ukrahinë,

nervat u ngriten ne kulm

për ç’ndodhë ne Palestinë.

Deri këtu shkoi si shkoi

por një gjeje si dhamë hallë,

nga dreqin i vajti atij mëndja

bushtren e filanit me e tallë?

U trajtuan shumë probleme

qe si zgjidhë as parlamenti,

qenkan vese te importuara

s’ka mundesi te jenë vendi.

Bëhet fjalë per nje bushter

po ua them,te dale ku te dalë,

nuk ramë dakort si ta quajmë

mbeti barsë,apo me barrë?

Ja themi se këtë e zgjidhem

për vazhdimin s’po gjej fjalë,

sepse qenin qe bëri gjëmën

motra e bushtres,e ka djalë.

Duhen marr masa per pasojat

se lemë dot të dalë ku te dalë,

se kryqezimet brenda gjakut

prishjen e sojit,se quani hallë?

Si do dalin këlyshet tha njeri

dihet,me cene fizike me siguri,

me ato do bejme si do bejmë

për cenet e mendjes nuk e di.

I madh hallë ne na ka rënë

mbase ju e quani pa rendesi,

sa te pjellë a lindë jemi roje

a ka punë më me pergjegjesi?