Përsëri-Esmeralda Bregaj


  · 

Do të vi

Aty, te mezi I hënës së pabërë

Me prit

Aty, te mezi i buzës së njomë

Më vadit

Me jet kur dielli të zbres në dhomë.

ngadalë

pa më prekur dhimbjen që kërcet si bombë!

Do të vi

Me nje valixhe me mall

Do fus plaget palë palë

Do I qëndis e arnoj

Dhe si petanik do i shtroj.

Do të fal

Pa duel e pa kandar

Pa dëshmimtar

Pa xhandar

Se lulja s’të vret në behar!

Do ikim

Kur hëna të jetë pjekur

Aty do puthen dy pika lotë

S’do dihet kush është Më fatlumi në botë.

Më vadit

Se buza më është tharë

Do kurorëzohemi përjet

Pa krushq e pa kitarë

Do lulëzoj

Dashuri e parë,

Si lulja e vrarë

Do kujdes e kararë

Shi dhe behar.

Përsëri….

Alda

Esmeraldabregaj.com

Mund të jetë një imazh i 1 person, duke buzëqeshur, bizhuteri dhe syze

Të gjitha reagimet:

94Ti, Gori Stafa, Arti Jete dhe 91 të tjerë