Piktura në kornizë!Ajri Ramaj


—————–

Një pikturë e bukur në kornizë reklamash,

më dukej sikur ishte e gjallë,

Kur kaloj më ngjan sikur më sheh,

e sytë s’m’i ndan atje kur shkoji.

Ç’shikon te mua ti je si një ëngjëll, piktori e zoti me nge të qëndisi,

Dhe unë një qytetar i thjeshtë,i plakur,i tretur rrudhur e i fishkur.

Rrije e qeshur, me sy të ngjyrë deti,

Dora e një mjeshtëri t’ka pikturuar,

Në fytyrën tënde ndrin bukuria,

Me ty s’ngopem duke të parë.

Mbi ballë e sy flokët si ujvarë,

Dora e një artisti të ka pikturuar,

Vështrimi jotë çiltërsi e gjallë

Zoti kish bekuar dorën e piktorit.