Poezi-Nga Eduard M. Dilo



Nga Eduard M. Dilo

Ditë e Shenjtë Ditë që kudo sjell Gëzim,

buzëqeshje, Urime, dhurata, përqafime,

Shpresë, besim, lumturi.

Esht’ dita e Shenjtë

Që në jetë solli ATË, JEZUSIN: të të gjithëve…

Shpëtimtarin e njerëzisë .

Sot në këtë ditë gjithçka është më e bukur,

e shndritëshme, merr jetë e përtërirë gjithësia, gëzimi përpin retë …

Fëmijët më të lumturit në këtë ditë të Shenjtë, në këtë ditë Qelibar

Dhuratat e shumta presin Ti hapin e shohin sa më par’ **

OH SA MREKULLI  

Bardhësi,vezullim,

dritat e Krishtlindjes

Që shtëpitë, rrugët, pemët zbukurojnë

Makina të parkuara mbuluar me dëborë .

Kjo pamja e magjishme  që në këto mbrëmje shikojmë  

Diku një grup gazmor,  Janë fëmijë,të rinj, të reja

Që qeshin, lozin sa bukuri! Lindi HYJNI, JEZUSI lindi     

 Oh sa mrekulli!