Poezi për fëmijë-Fatbardha Amzaj


Fatbardha Amzaj

Fëmijët e vegjël
ngjajnë me pranverën
Me lulet , aromën
nektarin e saj,
Ngjajnë me ngjyrat
e bukura të ylberit
Me tulipanët e vesuar
të sapoçelur në oaz.

Fëmijët ngjajnë
me lulet në lëndinë
Si bletët kur mbledhin
pjalmin e mjaltë
Ngjajnë me fluturat
e bukura krahëlehta
Kur shëtisin luleve
e zbukurojnë livadh.

Fëmijët janë
si tingujt e ëmbël
Notat e qeta
né harmoni të plotë
si këngët që të gëlojnë
paqësisht në zemër
si tempuj dashurie,
që shpirtin ta shërojnë.
Fatbardha
Fatbardha Amzaj
Në ditën e poezisë

I mbolla poezitë si grurin nëpër ara
I vadita si bleta me të ëmblin nektar
Me shpirtin tim kristal i ushqeva
Me muzën e bukur mbuluar me ar.

I fala kohën time të çmuar
Minutat dhe orët netëve pambarim
I dhurova dashuri si nëna pér evlatin
ilustrova valëdeti joniane në perëndim.

Vargje me lule shumëngjyrëshe thurra
Perla të bardha, a ngjyrash kristalinë
Me pendë mjellme i qëndisa vargjet
Në ditë gri vizatova diej me shkëlqim .

Mbolla gjithë lulet “e brishta” të pranverés
Me figura, epitete si një “dinasti”
I mblodha në prehër në një buqetë të vetme,
Buqetë të nektaruar
me emrin poezi.
Fatbardha
Fatbardha Amzaj
Zgjimi i pranverës

Nisi marsi pranveror
Zgjohet kënga në çdo skaj
Në pyll gugatin pëllumbat
Këngës ja merr një fazan.

Gardalinat mbi një degë
Cicërojnë papushin
Grifshat qeshin bashkë në kor
Një pyll i tërë gumëzhin.

Mbi një trung qukapiku
Tuk – tuk – tuk pa pushim
Bretkosat fryhen e shfryhen
Guak e guak hop një kërcim.

Sapo nis zgjohet agimi
Dielli çel syrin plot dritë
Bletët nisin zhu – zhu – zhu
Krahëlehtat mbi lëndinë.

Ndërsa dreri ka ndaluar
Te një krua ujë të pi
Kënga e zogjve mbi pemë
I shton pyllit bukurinë.

Paske ardhur moj pranverë
Dhuron lule e atmosferë
Ç’ gjallëri e fllad na fal
Në prag festash në 7-8 mars.

…………………………………
Paska ardhur erëmira

Cilat zgjohen në agim?
Cilat gjallërojnë pyllin?
Cila stinë zbukuron kroin?
Pse çel lulja e zymbylit?

Pse puhiza nisi ritin?
Flutura pse qëndron mbi lule?
Cila stinë i ka ftuar?
Pse kanë çelur lulëkuqet?

Oh’ ç’paska ardhur pranvera
E ylberta përrallorja
E ka emrin stinë kënge
Simfonia pranverore.
………………………………..
Verorja

Erdh’ pranvera, erdh’ pranvera
Plot me lule ngjyra- ngjyra
Një verore m’dhuroi nëna
Të ma marrë dallënyshja.

Të ma marrë dallëndyshja
Të ma çojë detit me valë
Të hap krahët e të fluturojë
Të ndërtojë folenë e saj.

Dhe me ngjyrat pranverore
Dorën të ma zbukurojë
Me bekimin që më jep nëna
të më sjellë shëndet gjithmonë.
………………………………….

Fluturës

Tej një flutur bukuroshe
Krahëshkruar kaltéroshe
Mbi një lule loz e ndrin
Flatëzat i farfurijnë.

Sa hap sytë dhe i mbyll
Fluturza shpejt largohet
Si në ëndërr mbi livadh
Oh ç’mrekulli pranverore.
…………………………

( vjersha për fëmijë)