Poezi-Robert Shkurti


Robert Shkurti

Hëna brinare

kreh flokët e argjendë.

Deti, pasqyrë.

***

Nën urë lumi

rrjedhin lotë shtojzovallesh.

I njelmët uji.

***

Mbi supe dimri

fryjnë kujtime deti.

Bardhësi mjegulle.

***

Trupat mbulojmë

me një copë qiell blu

në shtrat dashurie.

***

Dashuria jote

më ngjan me lule çelur,

në ngricë acari.

***

Dritë e agimit

shpëlan ëndrrat e natës.

Mëngjes me vesë.