Portreti i nënës time!-Haziz Hysa


Portretin e sajë kur e shikojë.

Zemra gufon loti pikon.

Kafën e mëngjesit ulem e pi.

Nostalgjia për nënën kokën e ka mbërthyer.

Përulem deri në gjunjëzim!

Kam mall për te gjerë në përjetësi.

Të faleminderit për gjithë mundin

Dhe sakrificën e bëri për mua e vëllezër.

E mbyllur në shtëpi,nëna ime rënkonte.

Burrit ju shua jeta me dhunë nga apartejdi.

Nga rrahja barbare e armikut shekullor

Nëna ime mbeti e vejë përgjithmonë.

Shpirtin dhe ndjenjat dhimbja ja trazonte.

Tre djemtë e vegjël duhej kujdesur prore.

Nuk e dëshironte kohën për vehten.

Vitet e rrahnin shumë kohë me varfërinë.

Jeta e saj ishte pa mbështetjen nga shteti.

Nuk kishim axhë teze dhe daj me u takuar.

Vetëm një gjyshe plakë edhe një hallë.

Fqinjët na ndihmuan e gjithë mahallë.

Ditën në ara dhe fusha punonte pa ndalë .

Natën i qante dhimbja në zemër e kokë.

Dëshirën e sajë e kishte me bindje të fortë.

Djemtë e vegjël të rritën e bëhen me shkollë

Gjysëm shekulli jetë ashtu e vejë po plakej.

Të fortë e bëri pleqëria në Stagovën e saj.

Kosovën e lirë e priti me gëzim e uzdajë.

Iku e shkoi në amëshim,lotin nuk e ndalë.

Eh sa pëshertima tani nga zemra i lëshojë.

Duke e kujtuar nostalgjinë për lokën plakë.

Duke e mallkuar armikun tonë shekullor.

Pa babë vëlla e motër pa burr jeta i shkojë.

Jeta tu ofrua nënë jo ashtu si e deshe ti.

Skamja e tortura psikike të shtinë në dorë .

Rrëfimet për jetën tënde nuk kanë të sosur.

Brengat dhe gëzimet assesi të harrohën.

Unë erdha në kurbet me zemrën e trazuar.

Një amanet për së gjalli ma le kujtim.

Bir im me dekada je larguar në kurbet.

Ktheu në Vendlindje se kështu e kemi adet.