Prof Asoc.Rexhep Uka:PA dhe sfidat e Bujqësisë shqiptare


Prof Asoc. Rexhep Uka

Partia Agrare Ambjentaliste (PAA)zhvillon  konferencën e dytë të saj, duke i uruar suksese miqve, kolegëve për  punimet, njëherësh shprehvlerësimet e mija më të përzemërta për rolin dhe kontributin e kësaj force politike në nxitjen e zhvillimit të bujqësisë shqiptare.

Një urim dhe përshëndetje të veçantë për kryetarin e saj, Zotin Agron Duka, i cili për më shumë se dy dekada, ka shpalosur një karakter dhe profil politik me kode të larta transparence, me qëndrimet etij në të gjitha pozicionet  është treguar i papajtueshëm me kompromiset okulte, dhe bashkëpunues, kur ka qënë fjala për kauzën që ka marrë përsipër.

Askush nuk mund të mohojë rolin e qeverisjeve të ndryshme gjatë tre dekadave të demokracisë për bujqësinë por të gjithë jemi të një mendje se ajo çka është realizuar është e pamjaftueshme. Gjithashtu duhet të pranojmë me bindje të thellë se prej kohësh janë ngritur ekonomi të vërteta bashkohore, mjaft ferma pilot model të cilat janë bërë shembuj optimimizmi të bujqësisë që kemi aspiruar.

Sot, gjithashtu ,çdo kush është në gjendje të kuptojë se “steka e pritshmërive” në fillimet e viteve ’90 për bujqësinë ishte vendosur më lart realitetit, një ‘naivitet’ ky që nënjë analizë tëthellë vërtetohet. Politika, në vend të ishte siç i takon, resursi kryesor i një vendi, jo rrallë, është kthyer në antiresurs dhe ndotës psikologjik me pasoja për zhvillimin e bujqësisë.Politizimi vend e pa vend, për arritjet e bujqësisë tek ne, demagogjia dhe propaganda, klientelizmi dhe amatorizmi, ”ornamente toksike” këto të populizmit politik, shpesh e kanë dëmtuar ecjen e bujqësisë në vektorin dhe shpejtësinë e duhur.

Historia e njerëzimit por në veçanti ajo e demokracisë në botë, ka treguar se bujqësia dhe demokracia janë dy paralele dëshmitare dhe se njëra patjetrën nuk mund të bëjnë asnjë hap. Jo më kot Montesquieu shkruante:” Toka nuk prodhon aq nga pjelloria e saj, se sa nga liria e banorëve të vet.” Dhe Volteri: “Asnjë komb nuk mund të përparojë, pa mësuar më parë, se të punuarit e tokës, ka po aq dinjitet, sa dhe të shkruarit e poezive”, nuk e quaj aspak të tepërt të përsëris pareshtur këto dy thënie tëkëtyre dy njerzëve të shquar.

Por nuk duhet tëharrojmë kurrë se:” Nëse gjuhaka ruajtur identitetin tonë kombëtar, bujqësia na ka siguruar mbijetesën”.

Rritja e të  ardhurave, fuqizimi i ekonomisë dhe jetesës për familjen rurale duke ruajtur vlerat e mjedisit tëofruara nga natyra duhet të jetë filozofia mbizotruese e cdo politike të një vendi të zhvilluar.

Të gjitha llojet e bujqësisë do të zbatohen, nga ajo ekstensive deri tek smart agrikultura, është atribut i ekonomisë së lirë të tregut, por te gjitha duhen orientuar nën filozofinë dhe ombrellën e tregut dhe ruajtjes së mjedisit dhe shëndetit të njerzëve.

PAA mendoj se ka potencialin, vullnetin, kapacitetin politik, profesional, dhe ekipin e duhurpër të   ofruar, mbase më shumëdhe më të mirën se çdo forcë tjetër politike.

Ta shesim shtrenjtë historinë tonë, ajo duhet të na shpërblehet, turizmi, agroturizmi mund të bëhen “sportelet”, tregu ynëi brendëshëm, krahas eksporteve,duhet të jenë shinat që drejtojnë”lokomotivën bujqësi” për të realizuar objektivin polar:”Të punjmë veçmas të shesim së bashku”, jemi vonë, shumë vonë. Informaliteti i ekonomisë, puna në të zezë e ekonomisë, e shkatrron bujqësinë. Informaliteti është maja e aisbergut, e statusit të nivelit të shtetit ligjor.

Por më shume se gjithçka dijen dhe dashurinë për ruajtjen e tokës amë. Toka, e kam fjalën për atë ku ne operojmë, ndërhyjmë, jo gjithmonë me dije dhe praktika të qëndrueshme, po na ‘rrëshqet nën këmbë’, ta ruajmë, do jemi më shumë kujdestarë të saj se sa pronarë ekskluziv.

Kurrë nuk mund ta mund madhësia e fermes hapsirën dhe thellësinë e dijes. Njerëzit e shquar të bujqësisë botrore kanë ndricuar mendjet e njerëzve, kur deklaronin se, njëfermë e madhe nuk do të thotë se është automatikisht e suksesshme. Njeriu i ditur, shkenca, fermeri i kualifikuar, janë resurset e vërteta, dhe pa këto, zor se mund do t’ia dilnim edhe ndryshimeve apokaliptike të klimës këto dekada.

Duke përfituar nga kjo ngjarje, uroj edhe njëherë PAA, që të paraprijë zhvillimeve të bujqësisë dhe mjedisit duke ndikuar fuqishëm për emancipimin e mëtejshëm të shoqërisë rurale!