Qyteti i braktisur..!Nexhbedin Basha


QYTETI I BRAKTISUR..!
Poemë
Shëtis menduar nën hije të blirit…
Zgjas dorën të kap lulen me aromë,
Qyteti i braktisur ka marr ngjyrën e ullirit,
Dhe të gurëve të rrugicave që s’janë më.
Rrugicat s’jan më si dikur,
Ata janë korritur,
Të bukura lulet tulipani të bjeshkëve me nur,
Që i japin qytetit magjinë e etur.
Qyteti gri rrënkon nga uria dhe etja,
I ka mbetur vetëm era e blirit,
Në liqenin e fshatit vetëm bretkosat rënkojnë,
Dhe bilbilat që këndojnë përtej detit.
Ti lule tulipani ke erë,
Rigjallëron dhe insektet në pranverë,
Prej bjeshkëve të Korabit aroma e freskët vjen,
Si rrezja e dritës shpërndahet me epsh.
U MËKOVA ME GJIRIN
E NËNËS…!
U poqa e maturova nën diellin saç,
Rrethuar nga vargmalet e Deshatit,
Piva ujë burimi me shtamë e tas,
I mëkuar me gjirin e nënës.
Atje ku fladi flokun ma përkëdhel,
Dhe ajri qelibar që vjen nga bjeshkët në stane,
Unë enda me vrap kohën të vjedh,
Mburoje e kurorë një mal me halle.
Një mal me ëndra për jetën thurra,
Në të dy kohët në diell e stuhi,
U mësova me uri dhe luftova për dije,
Duke ecur mbi qylimin e bardhësisë.
MËGJESET PUTHA…!
Nën hije të blirit mëngjeset putha,
Dhe germën “xh” në libra e gjeta,
Ëndrat fshehur nën setrën e vjetër shkunda,
Me ta eca, e eca e nuk u reka.
Shëtita ograde, në ograde kalli plotë,
Dhe punova si bujk tokën flori,
E tash dhimbja më ka kapluar se është gjer,
Se e braktisa unë, e braktise dhe ti.