“Qytetit tim”-Adelina Mina


Adelina Mina

Më duhet shumë të flas, vërshim,

Për ty qyteti im, për at’ kundërmim, për kujtimet,

Pamjen, gjërat që s’harrohen, njerëzit, gjakun tim,

Kur jam larg e mjerë dukem, veç dashuria mbetet…

Të heshtur nga larg të kam lënë,

Frymon jeta, aty u linda, u rrita,

Mbi ty mjegulla mbi gjithçka ka rënë,

Mbi gërxhe, lugina, mbi lumin, mbi maja, kodrina…

Lumturinë kërkova labirinteve,

Një ditë shtatori vesha vellon e bardhë,

Në mjegullimet e mia si malit bora rëndonte,

Lotët e dhimbjes në gji përthellë më dogji mall.

Rrodhi jeta në palcën tënde u rrita,

Rrudhat mbi ballë, të tjerë nga jeta u ndanë,

Kokën pas e ktheva të shihja ndër kthjelltësira,

Kujtimet e mia, shoqe që kur s’jemi parë.

Vjeshtoi koha si lule e vjetër largësisë,

Zogjtë lindën majë pemëve e fole ndërtuan,

Retë qiellit sikur mallin e thellë më përcollën,

Më zgjoi tingulli i mallit të malit me borë mbuluar.

Vitet ikën sa … ikën me këngën e mallit,

Themelet e tua aty rrënjësisht mbetën,

Dheu yt, gurët e tu si i moçëm të lashë në vetmi,

Sa mall më vjen për ty qyteti im i vjetër!

Oxhakët me tym dimrit të akullt ku era mpin,

Kujtimet e zhurmave të tua,

Melodia magjepsëse e fyellit të mirë,

Lulet, këngët, krojet, gurët e varreve numëruar.

Jetë e shkruar, pamje kujtimesh si film bardh e zi,

Vitet thyhen si degët e thara nga era vërshuar,

Mes endjesh hapat e parë, gjithë ndjesitë,

Lojërat, a nuk jemi fshehur te vend’ i preferuar?

Në mjegullime kujtimesh pa ty mallëngjyer,

E vogël mbetem dhe lotët më janë tharë,

Sa vite nuk jemi bashkë qyteti im zbukuruar,

Çupëzë dikur, nuk jemi më si më parë…

– Adelina Mina –

   14.04.2022

@Tëgjithatëdrejtattërezervuara.