Rrëfenja letrare “Johana” me autor Petraq J Pali-Nga Lejla Gorishti


Nga Lejla Gorishti.

MOSHA E SUKSESIT DHE E DËSHTIMIT

Një rrëfenjë letrare që të bën të vësh buzën në gaz, të trishtohesh dhe të reflektosh në të njëjtën kohë.

E shkuara, e sotmja dhe e ardhmja gërshetohen dhe rrjedhin lirshëm nga njëra tjetra si të ishin enë komunikuese dhe kujtimet herë pas here bëhen njësh duke bërë që personazhi të gjëndet në kohë pa kohë.

Boshti i rrëfenjes letrare “JOANA”

( Bëma dhe vegime adoleshence) shkruar së fundi nga shkrimtari tashmë i njohur si shkrimtar dhe poet shqiptaro -amerikan, përcillet te lexuesi me nota të theksuara realiste nëpërmjet një ligjërimi bisedor gërshetuar me atë letrar, duke u kthyer vite e vite të shkuara pas, pikërisht ne atë moshe që sociologët e psikologët e quajnë si ” moshë e vështirë” e njeriut në rritje. Moshë e paqartësive, dilemave personale dhe konfunzioneve, e përplasjeve me shoqërinë dhe tepër problematike për prindërit.

Autori ka ditur të rrëfejë me mjeshtëri jetën e tij të përditshme të fshatit duke lëshuar shigjeta reale sa nguliten në qënien e lexuesit aq thellë, sa të humbet mendja dhe për një çast të duket vetja sikur dhe ti si pjese e kesaj adoleshence do të kishe vepruar pak a shumë në të njëjtën mënyrë si vet autori. Është mosha kur nje këmbë e ke te fëmijëria dhe tjetrën te rinia, po të dyja janë në ajër.

Kjo sot mendohet si një përralle nga e kaluara me djem e vajza lozanjare me lojna ndjellëse dhe shtjella gacmimesh që sjellin pasojat e tyre. Këtu nuk ka prijës dhe të shquar fjalëmëdhenj, po ka vetëm njerëz realë e shpirtmirë, qefllinj, sedërllinj, e besëplotë që ngulmojne te bëjnë e të japin më të mirën ,më të bukurën, më të duhurën, më paqësoren…..

Kujtimet e autorit mpleksen në të përditëshmen e shtruar e të thjeshtë të fshatit si pjesë e thelbit të adoleshencës gjithë ndjenjë, mall e nostalgji, kthyer tashmë si një pendesë për të cilën ,po t’i kthehej mbrapsh në kohë, nuk t’i korrigjonte me vonese.

Të ndjeshme bëhen përplasjet dhe mosmarrëveshjet e autorit me të atin

( J Ll P).Pendesa dhe reflektime të çastit. Veprime te vrullshme, të papërmbajtura, të padisiplinuara, agresive, kokëforte, te hallakatura, me shpenzime pa kurrëfare rezultati.

Rrefenja letrare e Petraq Palit “Joana” , nuk ka sterhollime e gjykime , as moralizime të tepërta, po vetem kujtime , mall e pendesë. Ajo qe te bën përshtypje në kujtimet e autorit, ështe angazhimi prindëror.

Me durim dhe këmbëngulje i ati punon e nuk lodhet me të birin. I shqetësuar babai do të arrije me çdo kusht në mos atë që ai ka menduar për djalin e tij, t’i mbushë mendjen atij për të përfunduar të paktën njërën nga shumë shkolla të zgjedhura për të. Kriza moshore e çon të braktis shkollën e të përjetojë keqas edhe dashurinë me Joanën.

Kjo është një rrëfenjë letrare për atë që i ka ndodhur në të vërtete autorit në moshën e suksesit dhe dështimit.