“Rrëfim shpirti”-Albina Ceka


M’u desh pak kohë për të kuptuar se sado të shpjegoj këndvështrimin tim, disa njerëz do ta shtrembërojnë atë për t’iu përshtatur karakterit të tyre, interesave të tyre. Dikur kam qenë e qeshur, e sinqertë, e dashur me të gjithë.

Hapja zemrën time, duke shpresuar se do ta shihnin të vërtetën brenda meje, por shumica e njerëzve janë siperfaqësor, nuk ju intereson brendësia e shpirtit të askujt.

Nuk ju intereson dhimbja, as lumturia e tjetrit.

Shtiren sikur të duan dhe respektojnë vetem sa kanë intetes, më pas nëse i përshëndet ata shtiren sikur nuk dinë ku të kan parë. Nganjëherë mendoja se i ka kapur demenca, por jo i kishte qorruar mungesa e interesit.

Nga disa mësova të bëj kujdes, ti vështroj, ti analizoj, të kuptoj çfarë po kërkojnë ato, që më afrojnë miqësi, publicitet, famë etje..?

Mësova të përzgjedh ata që më jepnin përshtypje të mirë, por në rrugën e vështirë të jetës dikush të donte vërtet, të kuptonte, të respektonte nuk të bënte të ndihej keq kurrë.

Të tjerë shpifnin, pa asnjë arsye, te bënin fajtore me fajin e tyre.

Arrinin të bindnin të tjerët rreth tyre, që unë isha “delja e zezë” në historinë e tyre.

Të tillë njerëz më shtynë që të vendosja të vazhdoja në rrugën time e ndarë nga turma.

Nuk u përpoqa të bind askënd se jam engjëlli i mirë e pafajshme, e sinqertë.

Mësova ti kthej shpinën së ‘ keqes’ nuk meritonin shpjegimin tim, as faljen time.

Isha e bindur se sa më shumë të shpjegoja, të ngrija zërin kundër padrejtësisë, aq më shumë i fuqizoja ata.

I lashë në injorancën e tyre të besojnë çfarë të duan.

Nuk më interesonte më mendimi i tyre, (që ishte i gjithë faji imi) versioni i ngjarjeve vuloste tjetër rralitet.

Injoranca e tyre bëri të kuptoj një gjë thelbësore: –

Ti jap rendësi vetes, të përmirësohem çdo ditë, mbi të gjitha të jetoj largë individëve, servil, interesaxhi. Thjesht të jetoj në paqë me veten dhe njerëzit e sinqertë.

Ja kam për detyrë vetes ti kthej energjinë e humbur, për të bindur të pabindurit.

Vendosa të largohem nga rrethe vicioze të justifikimeve, shpifjeve dhe debateve bajate.

Vendosa të rri atje ku nuk më duhet të luftoj për tu njohur e vërteta ime.

Ndoshta heshtja ime i bëri të ndihen rehat, por e vërteta nuk hesht, gjen momentin dhe vendin e duhur t’ju përplasë fytyrës të vërteten.( poshtërsinë e tyre)

Zgjedhjen time për të mos bërë publike, për të mos reaguar ndoshta e marrin si humbje, ky është problemi i injorantëve jo i imi.

Tashmë nuk më intereson të përpiqem të fitoj një betejë në të cilën nuk doja të isha kurrë.

Pjesëmarrja ime ishte thjeshtë provë, doja të bindja veten nëse ja vlen të respektosh disa prototipa/e që nuk kishin arritur thjesht të respektonin as familjet e tyre. .

Tashmë nuk përpiqem të më kuptojnë, por përpiqem të jap më të miren për veten time pa ju vënë veshin disave që nuk vlejnë, nuk meritojnë asgjë.

Tashmë nuk kërkoj respekt nga ato që s’kanë respekt për veten e tyre.

Nuk kërkoj mirësi tek ato që nuk kanë ndjeshmëri.

Tashmë nuk sqaroj askënd për pafajsinë time, nuk e vë veten në gjyq në një gjykatë të shitur, që nuk njeh kurrë drejtësi.

Respektoj veten time, zgjedh qetësinë në vend të zhurmës së tyre, zgjedh paqen në vend të luftës, zgjedh driten në vend të errësirës.

Ja bota ime mjaftojn dy fjalë (dritë, errësirë) dhe muza troket në portat e zemres time.

ZGJEDHË DRITEN

Nuk kam pare, as pushtet,

por dhe pa to kam dinjitet.

Qeshë e lotoj gati përditë,

Dashuroj dhe vuaj pa pritë.

Dashurinë e kam në shpirtë,

lotoj kur vuan dhe një micë.

Ndodh që veten e adhuroj,

mirësinë kurrë se harroj.

Sinqeritetin fortë e admiroj,

Prapaskenat fare si toleroj.

Rri vetem dhe nëse vuajë,

se unë jam shifë e shkruajë.

E ndjej rrezikun pa ardhë.

Ruhem e prap marrë guxim.

Krahët i forcoj në fluturim,

Zgjedhë dritën, se jam e tillë.

Ndoshta nuk jam perfekte, por jam e sigurt që kam arritur të gjej paqen brenda vetes dhe jam gati ta ndaj me njerëz që e duan paqen.

Në paqë zgjedh të eci përpara, pa barrën e përpjekjes së vazhdueshme të demostroj pafajësinë time.

Le të mendojnë çfarë të duan, të flasin çfarë të duan.

Sinqerisht, nuk kam nevojë për vlerësimin e disave që nuk dinë asgjë më tepër nga unë.