Rrugët e qytetit tim-Aferdita K. Selishtaj


Ika, dhe rrugën e gjatë mora,

Ika dhe koka pas më mbeti,

Me shpirt dhe zemër të vrarë,

Rrugët e qytetit tim vështroja.

Rrugët e qytetit tim vështroja,

SI ika unë, dhe shumë të tjerë,

Rrugët e kurbeti mora,

Rrugët e qytetit tim, mbetën boshë.

Rrugët e qytetit tim vështroja,

Me shpirt dhe zemër të vrarë,

Të gjitha kujtimet që pata,

I mbylla të gjitha në një zarf.

Rrugët e qytetit tim vështroja,

Me shpirt dhe zemër të vrarë,

Dhe zogjit e prenë fluturimin,

Të vetmuar mbetën dhe ata.

Do presin që tu vijë vera,

Ti kthehen qytetit përsëri,

Të gumëzhijën rrugët e qytetit,

Dhe zogjit të fluturojën nga gëzimi.

Atje në dhe të huaj,malli kur të më marë

Zarfin me kujdes do ta hapë,

Me kujtimet e mija unë do të flaste,

E di që lotët dot nuk do ti mbajë.

Na ka lodhur kjo rrugë e mërgimit,

Ikim sa andej këtej,

Sa vjenë e po mblidhet litari,

Shpresoj një ditë të kthehemi gjallë.