Rubrika: E mërkura e miqve letrarë..!!!Piro Millona Minella


RUBRIKA: E MËRKURA E MIQVE LETRARË..!!! .

…. “ Mes miqve të mi letrarë, Unë Financieri Romantik…..!!!”

… E Mërkura erdhi përsëri….

Gërmova tek raftet për librat e rubrikës.

E kisha menduar që librat do të ishin të krijueseve femra. Dita e Shën Marisë. E kisha përcaktuar librin e parë. Të patriotes time, vëllimin e saj të parë me poezi.

Hezitova gjatë dhe në fund përzgjodha tre libra.

Mendoj sot të ndalem në faqen 15, që përkon me ditën e Shën Mërisë. Tërhoqa librat dhe mbi tavolinë rendita:

1-Vëllimin me poezi me autoren gjirokastrite MIMOZA MARIA AJDHONI me titillin ” Labirint”.

Kujtova njohjen me Autoren këtu në rrjetin social, por pas disa pyetjeve dolëm të njohur me shumë shokë e shoqe te saj ndër vite.

Kujtoj hezitimin e saj në vargjet e para. Mendimin tim pozitiv dhe nxitjen dhe shtysën për të ecur drejt botimit të vëllimit të parë me poezi. Dhe kështu vëllimi në maj 2023 u botua nga shtëpia botuese “Muzgu”.

Shfletoj faqen e parë shënimi i Mark Simonit: ” Megjithëse ky shtë libri i parë poetik i autores Mimoza Maria Ajdhoni, jam krejt i sigurtë se asnjëri nga ata qe do të marrë në dorë këtë teks do të kenë përshtypjen që, është shkruar nga një shkkrimtare në fillimet e saj, një zonjë entu ziaste që don të hyjë në botën e letërsisës me lehtësi…”

Vëllimi përmban 51 poezi me tema të larmishme.

Faqja 15 koiçidon me poezinë që përmban vëllimi “Labirint”..

….” Bëj të hyj, se më tërheq,

një dëshirë që e ndjej rrallë,

të jetoj një marrëzi,

pa menduar si do dal…”

U takuam në Tiranë kur erdhi dhe tërhoqi kopjet e librave. Tepër e gëzuar dhe nuk i besohej qe libri i saj ishte rendidtur në Bibliotekën Kombëtare.

Shënimi i saj: ” Pirros, me shumë respekt dhe mirënjohje për mbështetjen në botimin e këtij libri. Mimoza Ajdhoni…”

Vëllimi përmban 73 faqe.

2-Vëllimi me poezi të autores MERI BO e titulluar ” Njëra nga poezitë”.

Njohjen me Meri Bo e kam këtu në rrjetet sociale një miqësi e sinqertë dhe miqësore. Edhe një intervistë interesante kam me Meri Bo në fillim të vitit 2021, që shpresoj shumë shpejt do të dalë si përmbledhje e shumë intervistave të mia me krijuesit. Vëllimi është shtypur në shtëpinë botuese “Klubi i Poezisë” Tiranë. Përmban 140 poezi të shkurtëra. E faqosur në 150 faqe.

Poetja Meri Bo ka lindur në Laç ku u rrit dhe u shkollua si vilioniste dhe flautiste virtuoze. Jeton prej shumë vitesh në Athinë, Greqi.

Poezia është pasioni dhe mendimi i saj.”Njëra nga poezitë” është libri i saj i parë. Botuar në vitin 2020.

E hap me kujdes dhe ndaloj në faqen 15;

“Mos shiko buzëqeshjen..”

.. Mos shiko buzëqeshjen në buzët e mia

Kam fshehur lotët në shami.

E pashlyeshme dashuria

E padukshme në thellësi të shpirtit…”

3-Vëllimi me poezi me autoren NURIE BADUNI me titull:

” Do t,i vesh hiret me dritë”

Shënimi interesant i Ismet Mehmetit : …” Gjashtëdhjetë poezi ndoshta janë shumë për një poeteshë që ka librin e saj të parë, mund të thotë dikush. Por në rastin tonë nuk ka asgjë të tepërt, vargjet rrjedhin si ujëvara, poezitë e Buries janë herë fluide, herë të prekshme e herë të zhurmshme si uturima e një katarakti. Këtu qëndron dhe origjinaliteti i saj..”

Nuria ka lindur në qytetin jugor të Konispolit. Mësimet e para dhe ato të pjekurisë i mori në qytetin e saj të lindjes. Pavarësisht të dhënave për artet, kreu studimet e larta pranë Institutit Pedagogjik të Gjirokastrës.

Një kuriozitet praktikën një mujore e ka kryer në shkollën tetëvjeçare ” 29 Nëntori” Gjirokastër. Besoj Nuria e mban mënd.

Dhe rituali më detyron të ndalem në faqen 15:

“Çaste lumturie”

…” Pakëz verë,

Pak lëng të kuq, lëng bekim,

Sa dëshira lëvron,

E sa të tjera fik…”

Vëllimi me poezi ” Do t,i vesh hiret me dritë” është botuar nga shtëpia botuese ” ADA” Tiranë, më 2021. Përmban 99 faqe.

Momentin e daljes nga botimi e kemi ndarë bashkë me Nurien kur po kthehehsim nga një takim mes krijuesve në një lokal diku nga “21 Dhjetori”.

….Më lejoni tua dhuroj juve Miqesia ime këto mbresa dhe ndjesi shpirtërore të shprehura me lart, ti keni në mëngjes herët dhe ti lexoni kur ta shoqëroni me kafenë tuaj të preferuar….

Piro Millona Minella

Tiranë, më 16 Gusht 2023