Erjon Muca
Sa duhet grisur një copë letër-
Që me të vërtetë të quhet e grisur?!
Unë nuk e di,
Askush s’e di.
Thuajse në pafundësi.
Dhe më paradoksale ,
Nuk është kjo grisje pa sens,
Por që copëza e letrës
Nuk na duket, mjaftueshëm
E grisur.
Pisa 14-03-2024