Satirikë fërgëlluese e aktualitetit-Nga:Isak  Ahmeti


Nga:Isak  Ahmeti

     

 I.Në vend të hyrjes

Faruk Tasholli , emër i njohur në letrat shqipe, si poet për fëmijë dhe të rritur, si prozator, gazetar dhe publicist , me përvojën e tij të gjatë si krijues , ka arritur tashmë kulminacionin e tij prej krijuesi, me  vlera shhumështresore,si poet satirik.Krijimtaria e tij ,e mbrujtur me shumësinë e vlerave , tashmë janë pjesë e çmuar letrare edhe nga kritika letrare , por edhe pjesë e trashëgimisë kulturore shqiptare dhe gjermane.Ky poet dhe intelektual i mrëfilltë , ndonëse mbi tridhjetë vite në mërgim , kurrë emocionalisht nuk është shkëputur nga Kosova.Sot e kësaj dite , ai jeton në Ahen të Gjermanisë , një qytet me kulturë dhe traditë të lashtë , ku krijon poezi , prozë , publicistikë , satirë të përkryer  dhe tekste këngësh të njohura për këngëtarët më të mirë shqiptarë.Përveç kësaj , ai  dallohet për kontributin  e tij , të veçantë dhe të pakursyer , në avansimin kulturor të komunitetit shqiptar për çka meriton një mirënjohje rë veçantë.

II.Disa shënime nga biografia e tij

 

Faruk Tasholli , është i lindur më 1950 ,në Gadime.Shkollën fillore e ka kryer në vendlindje , ndërsa të mesnen në Ferizaj.

Fakultetin Filologjik , Degën e Letërsisë dhe të Gjuhës Shqipe  e ka kryer në Prishtinë ku i ka ndjekur edhe studimet pasuniversitare.

Krahas studimeve , që nga viti 1980 , Faruku

ka punuar si gazetar dhe për disa vite me radhë edhe redaktor i rubrikës së kulturës në gazetën e studentëve “Bota e re” të Prishtinës.Nga viti 1988 ka kaluar në Redaksinë e Programit Kulturor të Radio Prishtinës ku ka punuar deri më 5 korrik 1990,kur forcat barbare policore serbe  mbyllin Radiotelevizionin e Prishtinës në gjuhën shqipe.

Ka bashkëpumuar me gazetat dhe revistat siç janë:”Fjala”,”Zëri”,”Kosovarja”,etj.

Me 1994 ka emigruar në Gjermani ,prej nga ka vazhduar bashkëpunimin me Programin  satelitor  të Radiotelevizionit  shqiptar në Tiranë , pastaj është angazhuar në organet e shtypit shqiptar në emigracion si: “Ora”,”Bota sot” dhe”Fakti”.Një kohë ka punuar edhe në Radion shtetërore  gjermane “Deutsche Welle”, programi në gjuhën shqipe në Këln.

III.Veprat

Autori , Faruk Tasholli , të cilin po ju paraqesim  këtu, ka boyuar këto vepra :

1.Mos  u rrit pa mua(1978),

2.Rosat mësojnë patinazh (1990),

3.Drita të largëta (1984),

4.Tjerr fusharaku(1988),etj.

Së fundmi ka botuar librin me poezi satirike: 

AKADEMIA E ZUZARËVE  , LENA ,Prishtinë, 1922.

Ky libër  ,që unë e vlerësoj si kryevepër të autorit, ëshë shpërblyer me çmimin”AZEM SHKRELI”  nga Shoqata  e Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani(Dyseldorf Maj 2023).

IV.SATIRIKË FËRGËLLUESE E AKTUALITETIT

Libri më i ri :AKADEMIA E ZUZARËVE, i poetit Faruk Tasholli ,të cilin po ju paraqesim këtu ,shfaqet si një ndërgjegje  fërgëlluese e aktualitetit shoqëror e politik të çrregulluar dhe  të degraduar në Kosovë dhe jo vetëm.Zuzarët e Kosovës  ,të cilët i merr në shënjester poeti , edhe sipas FGJSH(Rilindja, Prushtinë ,1981,fq.2250), janë kategori njerëzish që sillen kot  rrugëve  dhe bëjnë punë të këqija , janë rrugaçë që i futin hundët kudo ,janë njerëz të poshtër që shkojnë pas grave , janë zuzarë!Prandaj le të theksojmë me këtë rast se poeti Tasholli këtu  jo vetëm shfaqet si ndërgjegjegje fërgëlluese e aktualitetit ,por edhe si zë i fuqishëm që i kundërvihet këtij procesi të gjerë të kthimit kokëposhtë të këtij realiteti!….

Ky libër me poezi humoristiko-satirike ,(të cilin autori ma ka dërguar me dedikim të veçantë  deri sa isha këto ditë në Koblenz të Gjernanisë e për çka e falënderoj nga zemra !),është me vlera shumështresore dhe brenda vetes ,siç e ka vlerësuar me të drejtë edhe  Milazim Krasniqi , përmban brenda vetes shenjat e aktualitetit  shoqëror e politik të çrregulluar e të degraduar , të kombinuara  edhe me shenjat e traditave shqiptare të deformuara e të harruara.Autori, duke e njohur mirë dhe ndjekur traditën tonë poetike dhe duke qenë në njëfarë lidhmërie me frymën e poezisë satirike të Gjergj Fishtës , të Ali Asllanit ,të Dritëro Agollit etj., ka arritur të shkruajë këtë vepër kulmore humoristiko-satirike që është e rrallë në mjedisin tonë letrar-kulturor.Madje jo rastësisht , Nexhmedin Spahiu ,duke e pasur parasysh  poezinë humoristiko-satirike  të këtij poeti, do të shkruajë, ,citoj:”

Faruk Tasholli është Gjergj Fishta i kohës sonë dhe simbol i thjeshtësisë së Kosovës”(mbaron citati).

NË VEND TË PARATHËNIES -POEZIA E DANIT