Se m’u bë zemra thërrime-Eralda Cuko


Se m’u bë zemra thërrime

Çmë shikon me shtrëmbërim,
flokët pse mi mban mënjanë?
Mos ma shto këtë mallëngjim,
se më trete o moj xhan!!

Kur i shfaq ti hiret e tua,
ma marros këtë mendjen time.
Se m’je vashëza që dua,
se mu bë zemra thërrime!

Si thëllëzë e bukur fushe,
të vëreja udhës shkoje.
Zemrën plot me mall ma mbushe
sikur mjalti rrjedh ndër hoje.

Si lulja e majit ti më je,
që çel bukur në pranverë.
O moj buzë trëndafile,
aromë dehëse ti përherë…

Sapo t’pashë ty bukurinë,
shpirtin tim e mbretërove.
Rishtas ndjeva dashurinë,
seç më trete ,përvëlove…