Sekret ogurzi-Rubjana Nika


Ç’sekret more me vete,

moj nusebukura ti,

me plumb ta prishën nurin,

një plumb” si për stoli”!!!

Ç’sekret mbaje nga brenda,

që jetën ta shkurtoi?!

rinipashijuara,

ç’sekret të mashtroi?!

Ç’sekret kobndjellës,

rrugën në mes ta preu?!

Fajtore e pafaj,

“gjithçkaja” të gënjeu!!!

A thua je e fundit,

e fundmja marrëzi?!

Sa Liridona duhen,

të ngopen mashtrues, hajni?!