Shkruar nga Sami Arifi-Bëhet Zbulimi i Memorialit të Atdhetarit Nazim Behxhet Azeminë Sllatinë të Epërme-Komuna e Vitisë


I bëhet zbulimi i Memorialit Atdhetarit Nazim Behxhet Azemi (1949-2008)

Nazim Azemi u lind më 17.02.1949 në fshatin Sllatinë e Epërme të Komunës së Vitisë, shkollën fillore e mbaroi në vendlindje, atëherë quhej “Liria” tashmë mbanë emrin e Dëshmorit të Kombit “Njazi Rexhepi” në Sllatinë të Epërme, ndërsa shkollimin e mesëmë e mbaroi në qytetin e Gjilanit. Familja e Nazim Azemit para viteve 1981 ishte e tëra e punësuar, duke përfshirë këtu babain dhe të gjithë vëllezërit e motrat, por, meqë familja e tij ishte me taban kombëtar, për asnjë moment kohor, familjarët e Nazimit, nuk ndejtën indiferent ndaj çështjes kombëtare, posaçërisht pas Pranverës së Madhe të vitit 1981.

Me veprimtari ilegale për çështjen kombëtare u përfshin pothuajse e tërë lagjja Azemi, me ca shokë edhe të fshatit, ata formuan Shtabin ilegal në lagjën e tyre që të vepronin, kundër pushtuesit serbo-sllav, në ilegalitet, veprimtaria e tyre ishte e lidhur edhe me veprimtarë të tjerë jashtë fshatit e në mbarë Kosovën. Baza për shumëzimin e materjalit ilegal propagantistik, për shkaqe sigurie, shpeshherë ndërronte vendin nga një shtëpi në tjetrën në lagjën Azemi…

Pas një pune të thellë e të palodhur në ilegalitet syri famkeq i UDB-së dhe bashkëpunëtorëve të tyre i zbuloi dhe i arrestoi duke i futur në burgje. Nazimi edhe se u torturua me torturat më të pista të UDB-së për të dhën emëra për shokë të Organizatës PKMLSHJ, UDB-ja nuk mundi asgjë të nxjerrë nga goja e tij, falë qëndresës së pathyer të Nazimit, sigurimi shtetëror serbo-sllav nuk arriti qëllimet që të ndaloj veprimin e Organizatës.

Nazim Behxhet Azemi (1949), punëtor i tregtisë dënohet me 3 vite burg të rënd. Përveqë babait, vëllezërit dhe motrat që ishin larguar nga pushteti prej punës, edhe gjeneratat që vinin me përgatitje profesionale nga familja e tij të diplomuar nuk lejoheshin të punojnë nga pushteti serbo-sllav dhe nga veglat e tyre.

Nazimi përveqë që ishte më parë i burgosur politik, ai nuk ndaloi veprimtarinë kombëtare të tij, ishte edhe njëri nga themeluesit e UÇK-së në Komunën e Vitisë, pjesëtar i UÇPMB-së dhe i UÇK-së (kombëtare).

Nazimi ndërroi jetë më 14.12.2008 në fshatin e tij të lindjes, ai mbetet në kujtesën e popullit një atdhetar, veprimtar i palodhur i kauzës së madhe kombëtare, ai mbetet i pashuar në dritën e përjetësisë, madhështor me veprën e tij për lirinë e atdheut…

Shkruan: Sami ARIFI