Shqipëria ime-Ymrije Beqiri


Tokë hyjënore tokë e shenjtë

Të duam i vjetër e i ri,

Ty vendi ynë i bukur

E shtrenjëta Shqipëri.

Vend i bukur, vend i art,

Mburremi me bukuritë tua

Ku do që shkoj mendja më rrin në ty

Vetëm në ty zemra më qetësohet mua.

Bukuri si në ty askund nuk ka

Të duam si fëmijët nëna vet

Ai që nuk të donë ty mëmëdhe

Përgjithmon do jetë i shkretë.

Me ty mburrët tërë njerëzimi,

I shtype ata që kokën e mbajtën ngre

Çdo herë qëndrove i pamposhtur

Para çdo armiku, i dashuri atëdhe.

Në ty u përulën shumë perandor,

Vargje të thurën ç’lloj poeti

Tu nënshtruan princ e mbretër

U tregove si mbrohet shteti.

Çdo herë kam mall për ty

Si shqiponjë më je e bukur

Ishe më e madhe se të tjerët

Tani pak sa më je strukur.