Valbona Kolaveri
Përflakur durimit,
Po digjem,
Gjithnjë në rigjetje
Të mijëra formave
Të heshtjes,
Vetveten,
Stimulimesh të ngjashme,
Pa folur,
Kapërdij të mposht
Kironin tim të dhembjes,
Tek ndërroj shtatë fashë
Lëkurë,
Hënës së re
Transformimesh.