Si zogj të trembur-Vaso Papaj


Si zogj të trembur

Si zogj të trembur u shpërndamë,

nga toka, ajri e deti.

Ushqyem shpresa të mëdha,

tashmë asgjë s’na mbeti…

Si ikëm, vallë, në mars, korrik!?…

Të heshtur, që menatë…

Ca në Europë , ca n’Amerik’,

të etur për pak fat.

Vështrimin humb në horizont

O Zot, sa vjet kaluan!?…

Sërisht i njejti jam dhe sot,

për fëmijët edhe për gruan…

Si zogj të trembur u shpërndamë,

nuk ka më lot poeti.

Me shpresa ndezur kudo vamë,

Në xhep një gur na mbeti…