Situatë të till kaq vrastare të një pylli nuk kisha parë  kurrë-Nga Dr Selman Mëziu


Nga Dr Selman Mëziu

  Nuk   dua të bie në kurthin e vrastarëve. Njerëz, kafshë, shpend, insekte; njerëz, jo e jo. Nuk dua të ushqej urrejtje për ato që në shpirtin e tyre dashurojnë njeriun dhe natyrën. Nuk dua të merrem me ato që të xhveshin ndërgjegjen me veprime kriminale për gjithçka biologjike dhe jo. Dua t’iu tregoi një ngjarje që të rrëqeth ose të drithëron trupin.  Dua që sëbashku me njerëzit me kulturë, edukatë dhe kolegët pylltar të shprehim zemërimin e thellë ndaj një krimi ekologjik, pyllor.  Po, po, por ama, në mënyrën ma të shëmtuarën, ma të pa mëshirshmen, po, po, sigurisht edhe të pa besueshmen. Kjo mënyrë zhveshje, zbardhje, shkakton një vdekje të ngadalshme, torturuese, teje të dhimbshme, të këtyre qenieve të gjalla që futin rranjët thellë në tokë. Dikur frutat e tyre, lendet (lena ,dial. Di. S.M) ushqenin njeriun, sot kafshët e buta dhe të egra.  Ndërsa tani, po të shkoni vetëm 7 kilometra nga qendra e grataçelave hekur e beton, që s’kanë të ndalur duke ‘’gjakosur qiellin e të ardhmen e kryeqytetasve,,  Tiranës.  Do të shikoni kërcejtë, trupin e gjallë të dushqeve  vetëm 20 vjeçar, në lulen e rinisë, grumbulli pyjor, hequr lëvorja e gjitha përqark, unazim vdekje prurës.   Pse? Me sa kuptohet për t’ì ’’ mbjellur beton e hekur,,

          Çfarë ka ndodhur vallë?

   Ishte Shtat Mars dymijë e njëzetë e katër. Gazetari i emisionit ‘’Xhada,, (MCM TV) (fatkeqësisht nuk i mësova emrin e tij) foli me filmime se në Petrelë: ’’ Vrasësit hipokrit i kanë rrjepur, xhveshur me motor sharrë, lëvoren  një pylli dushku, pothuajse reliev i rrafshtë.,, Ai vazhdon me një za zemrues, të sertë,  por edhe me tingëllim dhembshurie: ‘’ Shikoni çfarë i kanë bërë pyllit, për t’a tharë dhe kthyer në shesh ndërtimi.  Parcela dushqesh në zonën e  Petrelës.  Nuk e dimë ende se ky pyll administrohet nga komuna e Farkës apo e Petrelës.,,  Pyetjet bërë ekspertëve, se i çfarë shkalle është ky dëmtim i pa parë ndonjë herë, janë të ndryshme.   Dikush i thotë: ‘’Nuk e dimë a janë në fondin pyjor?  Tjetri për gjithëçka duhen pyetur inxhinierët e pyjeve.  Drejtor Besi i thotë që do të kthej përgjigje për dy ose tre ditë mbi problemi e  administrimit e të tjera.,,

     Gazetari shkon në zyrat e administratës së Komunës të Farkës: Përgjigja: I thonë që nuk është në administrimin tonë.  E tjera e tjera.,,

    Nga filmimet shikojmë se pranë këtij pylli një ndërmarrje private vazhdon ndërtimet.  Nga sa kemi ndjekur filmimin askush nuk e mbajti përgjegjësinë. Në zyrat e administratës të Komunës Petrelë, gazetari korri  heshtje. E njëjta gjë te administrata e Bashkisë Tiranë dhe pylltarët e saj.

     Për këtë veprim shkatërrimtar, ekologjik, ekonomik e mbi të gjitha shkretues e çedukues ‘’korrëm.,, Heshtje nga Axhensia  Kombëtare e Pyjeve. Kuptohet heshtje edhe nga Ministria e Turizmit e Mjedisit dhe e Pyjeve, gjithashtu edhe nga Kryeministri Rama.  Përfaqësueset e majës së piramidës shtetërore, vazhdojnë të shpërndajnë dhe pëlqejnë sukseset e tyre në ‘’Vitin e Pyjeve,, ne ‘’Mbjellje në  udhën Shkodër Velipoij,,  Krenohen me  Bashkinë Patosi që ka mbjellur130 fidana. Pa ditur se si do të jetë e ardhmja e tyre. Ndërsa fundin e tyre e shikon populli vet.

       Me pak fjalë. Gjer këtu e kanë hapin qeveritarët, ministria, Axhensia Kombëtare e Pyjeve.  Ndërsa për xhveshjen e lëkurës së trupit të gjall  të dushqeve me motor sharrë as e ve kush ujët në zjarr. Heshtja i ka mbuluar dhjetra organizata shoqërore të pyjeve mjedisit etj. etj.

        E gjithë kjo ka një përgjigje: ‘’Bashkëpunim me krimin biologjik, pyjor, ekosiostem pyjor, pra mafia e ndërtimeve, kudo mund të varrosi qindra hektar pyje, mund të pres mijëra  ahe e pisha te zeza, hormoq ose ato mesdhetare etj.  Askush nuk ka guxim të dënoi, ndëshkoi krimet mafioze të së gjelbërtës.  Mbill, pre e djegje si në Lanë Lurë me 17.03.2024, dhe Shqipëria do të kthehet në sofër e gjelbërt, ku bota duhet të marrë shembull!!! Mendojnë ato atje lart. Ndërsa toka po ju digjet nen kambë.

      Njohje, këshillime, mendime.

Anatomia e drurit

    Pyetja e parë që i lind kujtdo: Cilët janë pasojat në pikëpamje biologjike, që ne pylltarët e quajmë:  Krim biologjik i karakterit masiv të një pylli, fatmirësisht deri në tani nuk është parë asgjëkundi brenda e jashtë vendit tone.

     Funksioni i lëvores e cila veshën pjesën e jashtme të trupit të drurëve pyjor ose frutor janë: e mbron anën e brendshme me funksione të randësishme, të domosdoshme për jetesë e kryerjen e proceseve fiziologjike të shumta, nga parazitët e shumtë biologjik, nga plagosjet që mund t’i vijnë nga goditjet fizike ose qenje biologjike,  dhe nga faktorë të ndryshëm klimatik. Ajo është e ndryshme për nga karakteri fizik, pamja e jashtme e cila varet nga lloji, mosha e kushtet stacionale  etj.

     Pas kësaj vjen një shtresë e hollë menjëherë pas lëvores pa funksione biologjike, në të cilën kalojnë nëpërmjet gypave qelizor limfa e përpunuar  në gjethe nga procesi i fotosintezës drejt rrënjëve duke ushqyer trupin dhe rrënjët me ushqim rritës të biomasës të tyre.  Kthjellojmë se heqja e lëvore unazore i pret ushqimin, rrënjëve e trupit të drurëve e kështu vdekja është e sigurt.  Si venat dhe aortat tek njeriu, po t’ia presësh ai vdes. Vall kur digjet mbi 50 % e lëkurës së njeriut, çfarë ndodh.  Ai  sigurisht  pushon së jetuari.  Kështu ndodh te kafshët shpendët e gjithë qeniet e gjalla.

    Për të shprehur indinjatën, shqetësimin e pylltarëve, do të shkruajmë mendimet e disa prej tyre dhe ja: ‘’Njerëzit e babëzitur janë kafshët më të rrezikshme të mjedisit dhe gjelbërimit!,,(inxh. pyjeve Kristo Kauri)   Këtu ‘’mbijnë,, mendime  ose pyetjet: A ka ligje për mbrojtjen e kësaj pasurie?   Po qe se ka:  Përse lejohen masakrime të tilla të pyjeve të dushqeve pranë fshatrave burim ushqimi për blegtorinë, oksigjeni, prodhim lande drusore, zbukurim peizazhi etj. etj.?  Kjo  pyetje është e lidhur fortësisht me shprehjen  shqetësuese e zemratën e Mimoza Rama: ‘’Sa keq që e pash këtë situatë! Situatë të tillë kaq vrastare nuk kisha parë deri tani!   Ndërsa habinë mbushur me keqardhje e shpreh pylltari pensionist. Gjithë jetën  vllazëruar me natyrën e pyllin, Enver Shahini: ‘’Ёshtë hera e parë që shoh kësi lloji dëmtimi, kjo quhet masakër në pyje.,,  

     Ndërsa  inxhinieri i pyjeve Hysen Bega, shpreh  çudine, zemëratën për heshtjen e institucioneve që qeverisin administrojnë pasurinë pyjore, dhe ja lexojmë: ‘’Po institucionet përgjegjëse (Sherbimi Pyjor përgjegjës për këtë teritor), a janë të informuar?  A po e hetojnë për t’i vënë para ligjit?,,  Nga kjo heshtje e mos veprim i organeve të ndryshme del përfundimi se pylltaria shqiptare ndodhet ende në udhëkryq, dhe mungon ai organizim piramidal i  theksuar nga mjaft profesor e pylltar të shumtë.  Dobësi të cilat shfaqen  vazhdimisht. Me sa duket qeverisë Rama1, 2, 3 i pëlqen që krimit të gjelbërt t’i leje fushë veprimi për të vepruar i lirshëm si ‘’në arën e vet.,,   Dhe ja reaguesi i fundit se si arsyeton e që e gjen fajtorin e krimit fare pranë ngjarjes kriminale e të shemtuar sa s’ka. Lexojmë: Enato Ismaili  shprehet duke parë filmimin: ‘Ata që punojnë përballë (ndërmarrja private e ndërtimit) i kanë vënë syrin dhe anës tjetër nuk do shumë për t’i gjetur kush e ka bërë.,,

Sharra dhe druri

   Kjo  fushë krimi ka ndodhur, ajo po fshihet me plotë djallëzi. Botuesit  ne fb ia kanë hequr pas dy tre orësh postimine kësaj marakre në faqen e tij. Mua në faqen inxhinieri pyjeve më kanë zhdukur vetëm filmimin. Kam kërkuar të shtojmë materialet faktike nëpërmjet fotografive te  pyllit të plagosur për vdekje por asgjë nuk më kanë dërguar. 

            Dushqet, histori studime, përfundime.

     Dushqet si pyje dhe me prodhimet e tyre kanë shoqëruar njeriun që në mijëvjeçarët e hershëm. Kjo është e lidhur ngushtësisht edhe me tokat pjellore e të thella që kërkojnë  këto lloje drurësh pyjor. Pranë tyre njeriu filloi të ngrej kasollet e para prej trupit të tyre dhe të ushqehet me frutet e tyre. Pastaj u ngritën  fshatra e qytete etj.  Dhe ja një e vërtet e madhe që na vjen nga thellësitë e shekujve. Lexojmë ‘’ …në Iliadë Zeusi konsiderohet « mbret, Dodonas dhe Pellazg ». Më pas, sipas Porfirit, biografi i Pitagorës i cili para se të vdiste kishte pohuar se Zeusi quhej « Zan » (në gegënisht « zan, zani » = zë, zëri në toskërisht). Këtë e vërtetojnë priftërinjtë e Dodonës, të cilët interpretuan “Zanin” e Zeusit nga shushurimat e gjetheve të « Lisit të Shenjtë ». Pse lisi « i shenjtë » ? Sepse ka shumë të ngjarë të ishte një “reminishencë” e së kaluarës parahistorike të Pellazgëve që kishin jetuar nëpër « shpella »… ku « lëndet » e Lisit i ushqenin Pellazgët gjatë bredhjeve të tyre parahistorike.,,  (Gazeta Dielli – Faqja Zyrtare Mathieu AREF ‘’Një përgjigje shkencore për mohuesit e vjetërsisë së gjuhës shqipe,, 15.03.2024)  Dhe ja përse dikur i hanin njerëzit, kuptohet para se të zbulonin grurin thekrë etj. e tani i hanë kafshët, shpendët etj : ‘’Lendet e dushkut  përmbajnë landë të vlefshme ushqimore në të ndodhen  57 % niseshte,  7% proteina,  10 % sheqer   dhe 5 % lyrë.  Landët regjëse (taninat) që përmbajnë ato i japin shije të athët dhe djegëse. Në qoftë se do të largojm këto lëndë (taninat), atëherë nga lendet mund të pregatitet sup ose bukë.,, ( E. Haxhialushi,  Det. e usht. Botanike,, f. 109.  Tiranë 1975)    Kuptohet qartë se pse i hanin si ushqim pupulli i lasht pellazg.

    Rëndësia e tyre për ekonominë private e shtetërore është shumë e madhe dhe mjaft e gjërë. Ato duke qenë pranë qendrave të banuara përdoreshin që nga pregatitja e vozave të verës e enëve për turshi, bulmetra,  deri te luga e gjellës, djepi e pordiat e varrit. Gjethi për bagëti e dru per t’u djegur e përgatitur mobilje te ndryshme, ndërtime etj. prodhohen  nga materiali drunor i pyjeve të dushqeve  Tani po japim se çfarë vendi zinin ato në pasurinë pyjore në Shqipëri ‘’ Dushqet zenë 35 %  të sipërfaqes së përgjithshme  të veshur  me pyje, duke e krahasuar me vëllimin e përgjithshëm të fondit pyjor, pyjet e lisit përbëjnë rreth 24 % të tij.,, (A. Pite Trajt. Pyjeve të lisit në vendin tone ,,ne ‘’ Përmbl. Stud per pyjet,,  f. 9. Ti. 1984.)  Nuk mungojnë studimet në këtë fushë, botimet e shumta, e paraqitja hartografike e shtrirjes se tyre etj.

                                *                                 *

              *

     Cili është përfundimi i gjithë kësaj masakre të gjelbërt te këto pyje dushku të bekuara?   Popullsia e fshatrave të Petrelës duhet të ruaj pyjet e saja. Ato janë miniera të gjelbërt për ato brez pas brezi. Qeveria Rama, Ministria përkatëse nuk duhet të qëndrojnë indiferent ndaj kësaj masakre të pa ndodhur kurrë ndonjë herë.  Ky veprim  barbar është karshillek ndaj tyre dhe gjithë strukturave për mbrojtjen e ekosistemeve pyjore, pasurisë natyrore.  Mjetet e propagandës, shtypi e radio televizioni, duhet t’a ndjekin deri në fund krimin e fshehur, duke zbuluar rranjet e ngjarjes. Ndërsa prokuroria e Tiranës nuk duhet të mbylli sy e vesh ndaj kësaj ‘’ batërdie torturuese të pyjeve të dushqeve në Petrelë.,,  Shpresojmë që krimit t’i gjenden autorët e pyjet të zënë vendin e merituar në tavolinën qeveritare dhe te politikebërsit.