Sot po kuptoj,sa i dua prindit-Urim Mezini


Sot po kuptoj,sa i dua prindit

Sa më shumë kalojn vitet

E në moshë shtohem përditë

Aq më shumë i dua prindit

Aq më shpesh,du t’ja shoh sytë

Tek i shoh ashtu ,të kërrusun

Dhe krejt të avasht ,në lëvizje

Shpirtin krejt ma këpusin

M’vijn ndërmend,vuajtjtet e tyre

Më kujtohet nëna e gjorë

Natë e ditë,duke punuar

E kur njëri prej nesh sëmurej

Gjithë natën ishte duke lotuar

E nuk thaheshin sytë e saj

Gjersa fëmija t’u shëronte

Edhe sot,ja shoh sytë i qajn

Diçka prap duket e lëndonte

Ndoshta motrat e vëllezërit

U bë ca ka kohë ,që si ka parë

Kan marrë rrugët e kurbetit

E zeza nën,sytë s’i jan tharë

Babain ,thuajse se shikonim

Dilte herët, bashkë me agun

Gjithë ditën ,sytë e kërkonin

Veç tek ne e kishte merakun

Me orë të zgjatura,ai punonte

Lodhej shumë ,në diell e shi

Të mësonim ,nga ne kërkonte

E herët n’mëngjes ,dilte përsëri

Sot merr malli, mi kërkojn sytë

Të shkoj ti takoj e veç ti shohë

Ndaj planifikoj, të vij përditë

E bashkarisht t’shpenzojmë pak kohë

Sot këtë e bëj me dashuri

Sa keq më vjen,që se kam bër më parë

Ndoshta s’e kuptonim,se qem të ri

Kur i shoh n’at’gjendje,m’vjen për t’qarë

Fundjavash vijmë, më të organizuar

Marrë me vete krejt familjen

Kur shohin fëmijt, jan shumë t’gëzuar

Sikur ja heqin, mërzitjen e dhimbjen

Une lus zotin të kenë dhe pak jetë

Që të shijojnë e gëzojnë ca ditë

Të jenë mirë e të ken shëndet

Që t’kënaqen me nipa,mbesa e fëmijtë.

Urim Mezini Torino Itali