Syri im-Jashar H Selmanaj


1.

Pas shtat bjeshkëvë shiqonë

Shqipe natë e ditë për ty mëndova

Ah, bishat serbe më qortonë

Pranë teje toka imë unë qendrova.

2.

Është syri im, sikur i Skifterit

Edhe në errësirë bëjmë roje natën

Se jemi nipat e Idriz Seferit

Unë në krahë pënden dhe shpatën.

3.

Eh, europa më ka gozhduar

Në katër anët më sulmonë barbari

Ah, kurr ju nuk jeni penduar

Eksplodon para armiqve shqipëtari.

4.

Eh, shqiptar njëherë zgjohu

Pse jeni të përçarë dhe bëni leshim

Ah, në këtë kohë bashkohu

Pse lejoni kancer, nuk dua ndryshim.