T ‘rrëmben behari-Kumrie Avdyl Shala


Kush t’tha t’më duash,

Pse nervat mi acaron,

Pse ma trazon shpirtin,

Zemrën ma bën t’pushon.

Eh,këtë do nga unë ti?

T’më pushoj zemër e ky shpirt,

Që t’pasoj loti

Mos t’i njeh kufitë.

Ledhatimi yt zemrën ma drithëroj

Deri në asht t’dashurisë,

Dridhjet mi përçoj

Ah, sa do doja afshi

Ta përjetoj.

Më thuaj o perëndi

Saherë bihet n’dashuri?!

Apo dashuria e beharit

Gjasme të verbon n’sy.

Thonë se: aroma

E pranverës

Të mbështjellë në gji

Apo dashuria e nektarit

Na ka rrëmbyer qe të dy.