Të jesh poet (poete )…Eralda Cuko


Të jesh poet,

Eh ,ç’gëzim e ç’lumturi!..

Monolog me veten e të tjerët,

vargje mbushur nostalgji…

Të jesh poet,

Me ëndje thur tekste pa fund,

çdo varg e mbush plot me dashuri…

Edhe jetën jep nëse mund,

mbi letër dergjesh si qiri…

Të jesh poet,

Bredh mendimeve gjithkund,

shpirtin lirë e ke pa fund e skaj…

Shkon kudo e ku të mund,

e shkruan gëzime dhe vaj….

Të jesh poet,

Ndoshta pasuri nuk ke,

je thesar që çmohet kaq i dlirë…

Eh, ku ka më bukur mbi k’të dhe,

se pasuria e një shpirti krejt të lirë!..