Të jesh vetvetja-Gina Kapa


Mos u pendo për atë që ka ndodhur një ditë!

Lere jetën të rrjedhë lehtë si të vijë vetë.

Gabimet e jetës kurrë të mos i fshish

Se ato do të bëjnë ditën më të shtrenjtë

Se gjatë jetës do bëhet dhe ndo jë gabim

Mos ki turp për shoqen që s’ka qënë si ti

Shiko yjet e bukur që të japin dritë.

E dita jote të të rrezatojë diellin në çati

Shiko çfarë të bësh të ecësh përpara

Mos u mundo të dukesh si tjetër njeri

Bëje ditën si pikëla e ujit te ujëvara

Beso se forca nuk njeh moshë asnjë vit

As era e as tufani ti s’të jep gjunjëzim.

Bëhu si një pishtar i kuqëluar i pashuar.

Bëju binjake me hënën si drapër që ndrin.

Merre forcën nga ato të mira e pambaruar

. Mos u dorëzo e të thuash këtë s’e bëj dot

Mundou e bëj më të mirën për ditën që vjen.

Para njerzve që s’ta duan të mirën mos u dorëzo

Kur muza të vjen e të ulet në prehër në jetë.

Qëndro në heshtje e në fletë shkruaj!

Mos u tremb nga heshtja që të plagos

Para të bukurës prek malin e borëruar

Atëherë pëllumbin postier si mik ta ftosh.