Të kaluarën kurrë mos ma kujto!Bukurie Binjaku


Bukurie Binjaku

S’dua të më përmendësh, pikë a presje

Nga e kaluara, rinia përballur rrebeshe,

Kur mbi sythët e freskët, lulet sapoçelur,

Pa mëshirë i vranë, me këmbë i shkelnin.

Kur e shihja Diellin, ma hiqnin nga sytë

Pse o njeri, s’ka mbi tokë jetë të dytë?!

Nën dritën e Hënës, lot shpirti kullonte,

Nëna qante hallin, zemrën e gërrmonte.

Mos mi kujto vitet, më të bukura të jetës

Kur shtrembërimet, rënduan të vërtetën,

Nuk dua zemrës sime, sot ato t’ia kujtoj,

Një kapitull që më plagos, dua ta harroj.

Dhe pse shpirti, deri në të fundit orë

I mban shënim, si një e djegur kurorë,

Klimën e stinës, e dua të ngrohtë verë,

Cicërimë e zogjve, më freskon përherë.

Jo-jo mos më thuaj, as historitë e tua

Kur dëgjoj të tilla, ndjehem e lënduar,

Më ikën ato vite, që asgjë nuk i kthen,

Prano të hidhura, të mira ashtu si vjen.

Po trazove plagën, më shumë dhëmb

Kur të tjerë dëgjoj, s’mundem të duroj,

Zemër delikate, lot dhe për tjerë derdh,

Kur sheh që vuajnë, si lumë loti i shkon.

Moshën e bukur, kam shënuar në ditar

E mbylla e fsheha, në fund në një sirtar,

Një lule, me të njoma degëza pikturova,

Tani shikoj, që ngjyrë-aromë ndryshoka.

Kur të vinë ndër mënd, ato ëndërrime

Që të sjellin, të pashmangshme kujtime,

Një porosi të jap, hidhi në fole harrese,

Shpirtin fresko-kuro, lidhur pas shprese.

(Pranoje jetën, me ç’të sjell në buqetë)

(Me mirësi-shpirti, del në dritë të vërtetë!)

Bukurie Binjaku. 26. 1. 2019. GREQI.