Ikën loti më merr faqen-Godo Mehmetaj


Ikën loti më merr faqen

nga malli në emigrim

do ti mbledh e ti bëj vargje

të qetsoj pak shpirtin tim.

Për Nënën nuk më zë gjumi

merakun me kë ta ndaj

ta shikoj e ti puth ballin

të flë gjumë në prëhër të saj.

Do mbledh vitet e kurbetit

nga shkova me mallëngjim

mallkuar në jetë të jetëve.

se më kanë marrë rininë

Do ta marrën këngën time

zogjtë që shkojnë në Shqipëri

ato vargje plot me dhimbje

me mall brenga e merzi.