Të kërkova ty-Zymer H.Haliti


Atje ku vonë perëndon dielli

më thanë se Ti paske shkuar

aty ku takohen toka dhe qielli

e tretur e lodhur duke pushuar.

U nisa drejt teje i rraskapitur

pa bukë e ujë duke udhëtuar

këtë braktisje nuk e kam pritur

ka vite e vite jam duke të kërkuar.

Kush ma vodhi mua lumturinë

kush më ndali diellin e jetës

sa larg po shoh sot dashurinë

këtë mangësi s’ja fali kurrë vetës.

Të kam kërkuar me zogjët

tek sa ata fluturonin qiellit

sot po ndihem shumë i lodhët

rreze e topitur drejt diellit…!

Zymer H.Haliti