“Të mos rrëzohesh”-Eqerem Canaj


Poezi

Dashuria thjesht ndjenje njerezore,

e cila buron nga rrenjet e pishave,

sa zbrita ne qytet, gati u hutova,

i ardhur nga pylli, pra larg bishave,

a ndryshe, duke e thene, hakce,

ndersa balla me vajzen qytetare:

me dadon e shtepise se maceve,

me rane supesh, veshur c’kisha.

Shufer dyfeku dadoja, caze sylarme,

per taborin e maceve, ushqim i sojme,

duket vidhte qytetin, ngopte lagjen,

kendonin e ulerinin macet pas saj,

enigma ime, s’arrija dot ta kuptoja,

ndoshta kafshet e pyllit nderruar trojet:

me la mendja mua, mbeta pa goje.

Kisha pare femra me qenushe te bardhe,

a qener- kuaj te zinj, ngjatuar me kapister,

qe te dukej femra moderne me fame,

te emancipohej qyteti, te dukej i fisem,

mbase flinin me qente a kushedi se si,

prapa botes une, paskesha qene hic:

pasqyre e thyer, kete ende s’e di.

Dhe poetet thurin vargje pa fund,

per perla te tilla, me syte bojeqielli,

dhe nje zuske qe edhe guret cmend,

per dadot e maceve, si nje mrekulli,

harrojne thelbin”era pune e madhe”,

turbulluar deti, s’eshte, besoj rastesi:

sa ecim ne rruge, rrezohemi perseri.