Tempull i Shqipërisë-Spasse   Thanasi


⦁ Kujtimit te Skenderbeut


Cikël poetik nga SPASSE THANASI


Kohë e lavdishme trimërie…


Në fushen e luftrave
Për idealin e shenjtë
U bashkuan të gjithë
Prej Tomorrit në Kacanik
Prej burimeve të Vardarit në Prizren
Muzë e këngës në rrjedhë të Drinit
Kujton Skëndërbeun heroik !…

Emri i Skëndërbeut


25 vjet me radhë
Skëndërbeu, heroi ynë kombëtar
I gozhdoi armiqtë në malet e ashpra
E mbrojti lirinë e Shqipërisë
Shpëtoi Evropën nga rreziku
U “ theu” hundët Sulltanetëve të mëdhenjë
Fama i morri dhenë !…


Varri dhe Shpata


Ndër shkëmbinj u varrosën
Trupi e shpata e Skëndërbeut
Arbërorët u falën së largu
Shndrritën reliket tona kombëtare…

Prej eshtrave të varrosura
Ngrihet shpirti i heroit si hije
Vigjelon mbi fatet e Shqipërisë
Shpata e tij na mburoftë !

Malet edhe sot bucasin
Grykat po vikasin grushtin ngritur përpjetë
Vendi i varrit mbeti i panjohur
Si fuqi magjike mbi kohërat
Fat i ngadhnjimeve të rrallë !…

Tempull i Shqipërisë


Fuqi magjike si fat i ngadhnjimeve
Amanet i shenjtë mbi trojet arbërore
Shpirti i tij si hije mbi Shqipërinë
Ngjallë shpresë, besë e dashuri të fortë !…

Vringëllon shpata e trimit me jehona shekujsh
Gur më gur lidhi besë me trimat
Skëndërbeu ynë, hero i gjallë i kombit
Nëpër shekuj “Tempull i Shqipërisë” !…

Mrekulli të vërteta


Bash si Perëndi
Elivar i madh e i fuqishëm
Skëndërbeu trim me aurdin e tij
I bëri kryq Tokës me shpatën e tij…

Kur u ndez shamata në pazar të Varoshit
Skëndërbeu me shpatën e tij që flakëronte
Iu drejtua shkëmbit në krye të Pazarit
I ra me forcë të madhe kryq e tërthor…

Krismat e shpatës ranë si rrufe prej qielli
U shtangë gjithë turma, pushoi rrëmuja
Nuk ishte rrufe prej Zotit
Por mrekulli e Skëndërbeut
Që preu shkëmbin me shpatë !…

“Gurrat” e Skëndërbeut


Shpata i dha fuqi prej krahësh shqiponjë
Në fushat e malet e Shqipërisë
Tronditi prej themele Kepin e malit Morish
Gjuajti armkun me popëla të mëdhenjë
I ra dhe shkëmbit me shpatë
E preu si rriskë molle
Për ti tmeruar armiqtë !…

I ra shkëmbit me shpatë
E cau dhe nxorri ujë për të purë ushtria
Gurrat burojnë edhe sot
Njihen me emrin: “Gurrat e Skëndërbeut” !…

Kali i tij përcau retë
Ngjante me Zotat e Olimpit
Dukej si Zeusi me shqiponjën
Si Ahena me kukuvajkën
Si Afërdita me pëllumbat !….

Pushka dhe Fjala


Malet shqiptare
Male ndjenjash dhe forcë
Zjarre të pushkës nëpër kohë
Udhë ku kanë vërshuar luftërat !…

Pushka dhe Fjala
Dhuratë të cmuara të kohës
I celin rrugë bujarisë shqiptare
Bëjnë bashkë mencurinë dhe zotësinë !…

Kujtimi i Skëndërbeut


Gurra e vyer e kultit tonë kombëtar
E kultit Skënderian
Vlon si vullkan me forcë jetëdhënese
Me forcën jetike të kombit tone kuqezi…

“ O trima luftëtarë
bijtë e Skëndërbeut !….”
Këndonin bijtë e shqipes
Me pendë e pushkë u përpoqën Rilindasit
Bucitën përsëri nëpër male
Partizanët trima me yllin e kuq në ballë !…

Sot po mbushen 556 vjet
Nga vdekja e Skëndërbeut
Kujtimi i tij rri ndezur flakë
Që nga Malet e shpatit të Mokrës gjer në Kukës
Që nga brigjet e Drinit të Zi gjer te Kepi i Rodonit
Shqipëtarët nuk e harrojnë kurrë SKËNDËRBEUN !…

STERJO SPASSE, emri i fisëm i shekullit
“ Si shenjё “dyjare” e kohrave, nё atё llagap gjejmё vetёm njё shpirt, atё tё shqiptarёvemё te fisёm tё ketij shekulli*….”

Nga SPASSE THANASI

Spase Niço morri siharriqin
Te kisha e vjetёr poshtё fshatit ndali
E platitnin rrezet e para tё diellit mbi male
Realizoi dёshirёn e shpirtit tё kishte djalё
Jehonte bregu me tingujt e njё kёngёtari
Oshёtinin zallishtet pёrbri diellit matan bregut shkёmbor….

Spasja voziste varkёn
Pёrplasej lehtё – lehtё nё valёzimin e liqenit
Ajёr i freskёt i flladiste fytyrёn
Sterjo, e quajti djalin e porsalindur
Si xhunxhule tё porsacelur dhe aromё tё borzilokёve
E futi nё kujtesё, nё tё gjithё qёnien e tij….

Gllomboçi dёgjoi nёpёr natё kёmbanat e Shёn Marenёs
LLogma e pelikanёve hapi krahёt e u ngrit duke shkundur

                                                                                    ujёrat…

Oshёtiu mbi dymbedhjetё manastiret e kuq tё Golemgradit
Mbetur prej ditёs kur manastiret pasqyrohen kokёposhtё mbi Prespё
Bashkё me humbёtirat dhe mrenёn e argjendtё
Ora e krijesёs sё cuditshme, me emrin e fisёm tё shekullit
Can ujёrat nё magjepsje fluturake , mbi shtёpitё qё
mbulohen prej rrjetash…