Teuta Shaqiraj:Të dua ty


Te dua ty
poezia ime
(Persiatje poetike)
Poezia,
është Shpirt i malluar që fle mes qiejve.
Poezia,
një dashnore e etur me muzen në pritje.
Poezia,
një copëz Ëndërre, në shtratin e braktisur.
Poezia,
pakëz Realitet i një kohe të pa jetuar.

Të shkrira në një ,të vluara deri në deje
brenda zemrës rrahin në një Trio deri në prekje.

Poezia
një përzierje aromë vargjesh, Poezia.
Poezia,
një hukatje marramendëse në shkronja e rima.
Poezia,
një lindje e vështirë, mbarsur mes Yjesh,
Poezia dhe poeti,
një binom dashurie e marrëzie stilesh.

Përkuluni pra me nderim para saj, hyjnise.
ju që natën vonë vozitni në liqenin e poezisë.

dav