Trëndafil me vesë-Rrahim Billa


Trëndafil me vesë

Çeli trendafili i kthjelltë është moti

Po pse mbi petale , paska pika loti?!…

Trëndafil mos qaj , se zemrën ma zhurit

Çdo pikëz e lotit tënd , që si zjarr shëndrit

– Jo…unë nuk po qaj , janë lot gëzimi

Se erdhi pranvera , s’më djeg më thellimi

– Sa më ke mahnitur e s’di se si ta shpreh

Por kjo aroma jote, se ç’ka që të deh

Harbut , s’dua të jem , ndaj vuaj e të lus

Nëse më lejoni , një gonxhe ta këpus

– Unë po të lejoj , por shpejt do të venitet

Ndaj lereni të qajë , deri sa të nginjet

– E unë se zgjata më e se këputa dot

Le të na magjepsë , duke qarë me lot.

Rrahim Billa / Albania

Shk. nga libri

” Therrime Diamanti”.