Trokitja e vjeshtës !Tomi Buzi


Se ç’ke një magji moj e uruar vjeshtë,

vjen pa trokitur, ngadal,

pa turfullira,

qiell ngjyrën gri shtron

lehtë, lehtë,

e pak nga pak, e mbush me mugëtira !

Gjelbërimi filloj të venitet

dalëngadalë,

e verdha

po vjenë të shtroj petkun e saj

cicërimat e zogjëve,

tani dëgjohen më rrallë,

trishtimi fillon të endet skaj më skaj !

Bregut të detit

s’ndihen më gumëzhima,

ndonjë e qeshur largohet tutje

pas valës,

diku kanë mbetur edhe psherëtima …

si melodi serenate, mbi telat

e kitarès !

Era filloi të vrapoj bregut

mbi grimcat e rërës,

duke formuar spirale gërmash

pa fund ,

një tik-tak i fshehur në fund të zemrës,

ti merë kujtimet

e ti çon tjetërkund !..

Gjethet e mbaruan misionin e tyre,

të plakura

tani vërtiten në krahët e erës,

manteli i trishtimit po endet para syve,

duke i venitur ngadalë

ngjyrat e verës !

Retë fillojnë të vërtiten

mbi qiellin gri,

zogjtë nisin ritualin e shtegëtimit

larg ,

ne do zhytemi të heshtur

në nostalgji..

duke mbledhur kujtime,

për ndonjë varg!

Ndoshta në rërë kanë ngelur fjalë

gërma,

batica i ka fshehur me ‘mallton’ e sajë

tek-tuk me erën

vrapojnë edhe zëra…

mbetur si relike një vere

pafaj !

Padashur përhumbemi në ritualin tëndë

kujtimet si gjethet fluturojnë

nji e nga nji,

je stina që gjithëshka e kthen

në argjënd

duke i veshur monotonisë,

veladon të ri !

Je si metaforat e vargjeve

nëpër poema ,

si melodia e një simfonie pa mbarim…

që shkonë tutje,

përplasur nëpër erëra ,

duke mar me vete mall, mall dhe psherëtim !