U ngrita sot-Vilson Mersinllari


U ngrita sot

—————–

U ngrita sot,si gjithë ditët e tjera

shkova piva kafe,me disa shokët e mi

nuk isha në rregull, siç isha përhera

më vinte vërdallë në mëndje,një Poezi.

Vargjet e saj,sikur truri mi recitonte

ngazëllehesha me veten, ne ato çaste unë

poezinë e Dritëroit,truri më kujtonte

me titull:”Kur ti të jesh, mërzitur shumë.”

Me veten time,disa vargje unë recitoja

vargje të poezisë që ai kishte shkruar

edhe mua pas disa vitesh,nuk do më njohin

këtu ku pi kafenë,në kafenenë e preferuar.

Se mund të shëmtohem, si një Lis zgërbonjë

siç shkruante Dritëroi,në vargjet e Poezisë

ndoshta mund të më gjeni,në ndonjë varg,apo shkronjë

këto vargjet brilante të tij,të thonë larg mërzisë.