U shkreha në vaj,pa kuptuar as vetë!Rovena Shuteriqi


Rovena Shuteriqi

U shkreha në vaj, pa kuptuar as vetë!

Lotët, çurkë më mbytën,lëmshi, në fyt më mbet.

Shpirti,mijëra copë, në çdo ngjarje të vendit,

u bë puzzle tmerri, i një politike ferri!

Njerëz të paditur, pushtuar rrugë e sokaqe.

Politikanë të shthurur, mes vrasjesh, thurnin lavde.

Popullin e mpirë, si marjoneta druri,

e bënin si të donin, me çorbë bajate nginin.

Zgjedhjet si haremi e vetë pashallarë,

shijonin çdo “frut” nga populli i tyre i ngratë.

Politikë porni, ndiqnin kudo që venin.

Sirë u hidhnin të vobektëve, votën, t’ua merrnin.

Vështrimin thellë ndër vite,

vite, që s’do i kuptoj as vetë!

Si rrodhën ashtu ngjarjet,

ngjarje që s’do shohin, kurrë dritën e vërtetë!

Ndikuar dhe e indinjuar,nga vitet e tranzicionit në Shqipëri.